Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy herë më pak të infektuar me koronavirus

Foto: EPA/BGNES

Gjatë 24 orëve të fundit, 488 raste të koronavirusit u identifikuan nga 12 151 testet e kryera, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar i Informacionit. 4 për qind e mostrave dhanë një rezultat pozitiv. Numri më i madh i të infektuarve të rinj është në Sofje - 88, në Varna - 84 dhe në Burgas - 38.

Në spital trajtohen 4161 pacientë, 332 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. 32 vdiqën, ndërsa 485 u shëruan. Rastet aktive janë 34 390.

Ditën e diele, më 5 shtator, u dhanë 2148 vaksina kundër koronavirusit dhe me to numri i përgjithshëm bëhet 2 354 543. Me imunizim të përfunduar janë 1 199 588 veta.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për të shtunën

Para mesnate vranësirat do të pakësohen dhe në gjysmën e dytë të natës do të jetë e kthjellët. Era në Bullgarinë Lindore do të dobësohet përkohësisht. Të shtunën , më 29 qershor, moti do të jetë me diell. Pasdite do të ketë vranësira në gjysmën..

botuar më 24-06-28 7.35.MD
Rumen Radev

Presidenti do të dorëzojë mandatin e parë të kabinetit të hënën, më 1 korrik

Të hënën, më 1 korrik, presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë grupit më të madh parlamentar - GERB-SDS.I caktuari nga koalicioni kryeministër do të ketë shtatë ditë kohë për t'i propozuar presidentit..

botuar më 24-06-28 2.36.MD

BSP dëshiron të ndalojë shitjen e reaktorëve të centralit atomik “Belene”

Partia Socialiste Bullgare (BSP) këmbëngul që pajisjet e centralit atomik “Belene” të mos i shiten Ukrainës. Grupi partiak i së majtës paraqiti një projektvendim në Asamblenë Kombëtare, në të cilin insistohet që negociatat mes Bullgarisë dhe Ukrainës..

botuar më 24-06-28 12.48.MD