Në qytetin Veliko Tërnovo, ku Bashkimi i Bullgarisë u njoh për herë të parë si një akt politik nga Princi Aleksandër I Batenberg, festimet u shënuan me oshtimën e kambanëve ndërsa qindra qytetarë morën pjesë në ritualin festiv pranë monumentit “Majka Bëllgarija” (Nëna Bullgari).
Me një ceremoni solemne para mauzoleut eshtërore të Princit Aleksandër I Batenberg në Sofje, qytetarët dhe mysafirët e kryeqytetit gjithashtu shënuan Bashkimin. “Ka pak shembuj në historinë bullgare në të cilat njerëzit si një qëndrojnë prapa një kauze të përbashkët”, tha në fjalinë e tij historiani Doc. Vlladimir Zllatarski nga Akademia Bullgare e Shkencave. U bënë homazhe dhe u vendosën kurora në emër të institucioneve shtetërore, organizatave shoqërore dhe qytetarëve, në shenje mirënjeje për rolin e Aleksandrit I Batenberg në Bashkimin e Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore
Qendra e festimeve është Plovdiv - qyteti ku u shpall Bashkimi. Festimi do të përfundojë me një paradë me fishekzjarri dhe një fjalim solemn nga Presidenti Rumen Radev.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..