Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët iu përgjigjën masave kufizuese me protesta në të gjithë vendin

Foto: Asja Pençeva

Masat e reja antiepidemike shkaktuan pakënaqësi në masë ndër punëtorëve në lokale, në sektorin e transportit dhe në shkollat ​​e vallëzimit në Bullgari.

Në Sofje, para Ministrisë së Shëndetësisë, shkollat ​​e vallëzimit dolën të parë. Punëtorët në restorantet, hotelet dhe klubet e natës në Ruse organizuan një parakalim deri në ndërtesën e administratës së rrethit.Kishte protesta të të pakënaqurve nga masat edhe në Jamboll, Haskovo, Dobriç dhe Kërxhali. Një protestë e madhe është planifikuar gjithashtu për nesër në Sofje, e organizuar nga industria e restoranteve.

Në përgjigje, Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se protestat nuk do të ndalojnë përhapjen e Covid-19. Tri asociacione spitalore gjithashtu dolën në mbështetje të masave, duke u dërguar një letër mediave. Në të u bëhet thirrje gjithë shoqërisë të kuptojë dhe të pranojë kufizimet, si të domosdoshme dhe me kohë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metroja e Sofjes mbush 27 vjeç

Pikërisht 27 vjet më parë në ditën e sotme, u vu në funksion pjesa e parë e metrosë së Sofjes - nga stacioni "Sllivnica" deri në "Konstantin Veliçkov". Sot, “Metropolitani” i kryeqytetit ka 52 trena në linjën e parë dhe të dytë dhe 30 në të tretën. U..

botuar më 25-01-28 3.41.MD

Burgas ka ambicie të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2032

Burgasi do të aplikojë për Kryeqytetin Evropian të Kulturës në 2032. Si një hap i parë, po krijohet një fondacion për t'u përfshirë në strategjinë dhe përgatitjen për procedurën. Krijimi i tij u miratua sot nga Këshilli Bashkiak, njoftoi korrespondenti i..

botuar më 25-01-28 2.27.MD
Deljan Dobrev

Deljan Dobrev nga GERB: Deficiti buxhetor është 9%

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Popullor dhe deputet i GERB-it Deljan Dobrev komentoi për bTV se deficiti buxhetor është 9%. “18 miliardë (9 miliardë euro) nuk janë 3%, por 9%”, theksoi deputeti dhe ish-ministër i ekonomisë,..

botuar më 25-01-28 12.26.MD