Presidenti Rumen Radev dorëzoi Urdhrin “Shenjtor Kirill dhe Metodij” me gjerdan Akad.Vasil Sgurev për meritat e tij në zhvillimin e elektronikës, robotikës dhe teknologjive të informacionit.
Prof. Dr. Kamen Plloçev iu dha Urdhri “Kalorësi i Madarës” për arritjet e tij në mjekësi dhe forcimin e marrëdhënieve në kujdesin shëndetësor dhe kërkimet mjekësore midis Bullgarisë dhe vendeve evropiane.
Kolonel Sllavço Vellkov mori shenjen nderi të kreut të shtetit për kontributin e tij në mbrojtjen dhe sigurinë e Bullgarisë dhe veprimtarinë e tij ushtarako-patriotike.
“Është një nder për mua të dekoroj me çmime të merituara bashkatdhetarët tanë të shquar, të cilët i janë përkushtuar Bullgarisë dhe kanë kontribuar me suksesin e tyre profesional në zhvillimin dhe prosperitetin e saj”, tha Radev.
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në..
Grupi i liberalëve në Parlamentin Evropian, "Rinovo Evropën", krijoi një grup pune për të hetuar abuzimet e mundshme qeveritare ndaj sundimit të ligjit në Bullgari. Si arsye për këtë veprim përmenden "sinjale shqetësuese për përndjekje politike, abuzim..
Të huajt shpesh kërkojnë të paguajnë me euro. Arsyeja është se tashmë tek produktet është shënuar edhe çmimi në valutën evropiane, tregojnë shitësit në dyqanet e rajonit të Kjustendilit. Të huajt – sidomos në pikat e karburantit, kur furnizohen me..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..