Për ata prej nesh, të cilët nuk kanë mundësi të vizitojnë kryeqytetin francez, që të njihen me art instalimin unikal “Harku i Triumfit i mbështjellë” (L'Arc de Triomphe, Wrapped), Bashkia e Kryeqytetit po përgatit një varg takimesh me artin e tandemit krijues Christo dhe Jean-Claude.
Nga data 8 shtator deri më 7 nëntor, galeria e qytetit të Sofjes është mikpritëse e një ekspozite të madhe “Christo dhe Jean-Claude. Jetë=Krijime=Projekte” të Wolfgang Foltz, i cili ka qenë fotografi i tyre zyrtar që nga viti 1971. Përmes 47 fotografive me ngjyra dhe bardh e zi me format të gjerë, publiku përsëri do të takohet me projekte të ndryshme të artistëve gjatë dekadave dhe do të hedh një vështrim në atelienë e tyre, për të ndier frymëzimin e tyre dhe energjinë, dhe punën e madhe të investuar. Katalog, shfaqje të filmave, leksione dhe turne me kuratorë do të shoqërojnë ekspozitën.
Galeria “VivacomArtHall Oborishte-5” do të prezantojë një ekspozitë retrospektive të Christo dhe Jean-Claude, kushtuar projektit “Paketimi i Harkut të Triufit” në Paris. Ajo do të hapet më 9 shtator dhe do të vazhdojë deri më 6 tetor.
Dhe më shumë - deri më 15 shtator në Kopshtin e Qytetit dhe deri më 24 shtator në Kopshtin përpara “Kristalit”, do të prezantohen postera nga koleksioni i muzeut i Akademisë Kombëtare të Arteve, të cilët ndjekin në mënyrë kronologjike rritjen krijuese të konceptualistëve me famë botërore Christo dhe Jean-Claude, njoftojnë nga Bashkia e Kryeqytetit
Një aksent i veçantë në program do të jenë leksionet e Sophie Dupleau - kuratore kryesore në qendrën “Pompidou”, Matthias Codenberg - një mik personal i Christo dhe Jean-Claude dhe studiues i punës së tyre, si dhe të piktorit Llëçezar Bojaxhiev. Iniciativa është nën moton “Duke parë me mirëkuptim” dhe është organizuar nga Fondacioni “Arti - Vepra dhe dokumente” në një partneritet me Institutin Goethe dhe Punëtorinë arkitekturore të fëmijëve.
Në muajin kushtuar Christo, artisti bullgar i grafiteve Nasimo do të krijojë një pikturë përkujtimore në fasadën e Gjimnazit Matematikor të Sofjes, kushtuar çiftit krijues, i cili është bërë i njohur me “paketimin” në pëlhura të ndryshme të strukturave monumentale dhe objekteve natyrore në të gjithë botën.
Festivali Master Of Art po kështu do të përfshihet në ngjarje, ku një nga aksentët në programin e 10 shtatorit është shfaqja e dokumentarit “Christo në Paris” (1990), që tregon për projektin rreth paketimit të Pont Neuf në kryeqytetin francez.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: christojeanneclaude.net, nasimo.org
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..