Shpërbërja e Legjislaturës së 46-të të Kuvendit Popullor është çështje ditësh, tha Presidenti Rumen Radev gjatë dëgjimit të kandidates së re për anëtar të Komisionit Qendror Zgjedhor - KQZ nga kuota e “Ka një popull të tillë” - Gergana Stojanova. Ajo u dëgjua nga kreu i shtetit dhe një komision i posaçëm, siç kërkohet nga Kodi Zgjedhor. Përfundimi i komisionit është se Stojanova ka cilësitë për t’u bërë anëtare e KQZ-së në vend të Ljubomir Gavrillov të dorëhequr, gjithashtu nga kuota e “Ka një popull të tillë”.
Shpërndarja e parlamentit u diskutua nga presidenti dhe në një takim me ministrat në detyrë. Dekreti i shpërbërjes pritet të nxirret menjëherë pas përditësimit përfundimtar të buxhetit të shtetit.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..