Kryeqyteti bullgar Sofja u rendit i dyti në konkursin "Kryeqyteti i Gjelbër i Evropës" për vitin 2023, duke ia lënë vendin e parë kryeqytetit estonez të Talinit. Zëvendëskryetarja e bashkisë Desisllava Bileva komentoi se Sofja ka përmirësuar treguesit e saj ekologjikë përsa i përket ajrit, mbeturinave, përshtatjes me ndryshimet klimatike, lumenjve dhe ujit.
"Të dhënat tregojnë gjithashtu se transporti nuk është më një burim kaq i madh ndotjeje falë metrosë," shtoi ajo. Sipas saj, transporti është përmirësuar pothuajse plotësisht dhe tani është i pastër ekologjikisht, me zero emetime.
Bashkia e Sofjes po vazhdon punën e saj në projektet për një qytet më të pastër dhe më të gjelbër, siguroi zëvendëskryetarja e bashkisë.Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..
Popullsia e riprodhimit të lejlekëve të bardhë - një nga zogjtë më të dashur në vendin tonë - është rritur me 33 për qind në vitet e fundit, sipas të dhënave nga një regjistrim ndërkombëtar i cituar nga BGNES. Sipas rezultateve, në Bullgari janë..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev mori çmimin e tij si Gazetari Evropian i Vitit në një ceremoni zyrtare në Berlin. Ai ishte një figurë kyçe në kërkimin e ish-menaxherit të Wirecard, Jan Marsalek, në Moskë, si dhe në zbulimin e një numri..
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës..
Vërehet një tendencë e qëndrueshme për kthimin e bullgarëve nga jashtë, u bë e ditur gjatë forumit “Evropa është me mua”, organizuar nga Autoriteti..
Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj..