Komisioni i përkohshëm parlamentar për dhunën e policisë gjatë protestave kundër qeverisë së GERB rekomandon largimin e kreut të Shërbimit të Sigurisë Kombëtare, Emill Tonev. Ai ka urdhëruar që të fshihet incizimi i veprimeve të policisë gjatë ngjarjeve.
Komisioni gjithashtu kërkon që të ndërmerren veprime kundër prokurores Veronika Trifonova dhe oficerëve të policisë, tha kryetari i komisionit Nikollaj Haxhigenov. Ndërkohë, koalicioni “Bullgaria Demokratike” propozoi që Parlamenti të mblidhet jashtëzakonshëm më 14 shtator për të diskutuar mbylljen e gjykatës dhe prokurorisë së specializuar dhe projektligjin për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Kryetarja e Kuvendit Iva Miteva refuzoi të thërrasë një takim të tillë sepse kjo është në shkelje të rregullave.
Me vendim të qeverisë sot po krijohet Këshilli Ndërinstitucional për Kontrollin e Investimeve të Huaja Direkte. Ai do të shqyrtojë aplikimet për investime të huaja direkte në Bullgari nga investitorë të regjistruar në vende të treta jashtë Bashkimit..
Gjëja më e mirë për të bërë është që shteti të ndërhyjë dhe të blejë “Lukoil”. Atëherë shteti të kërkojë partnerë nëse dëshiron ta operojë vetë.Bullgarët duhet të kenë karburant të lirë. Kështu deklaroi lideri i “DPS-Fillimi i Ri” Deljan Peevski para..
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar F-16 Block 70, që do të bëhet më 31 janar 2025 në bazën industriale të kompanisë prodhuese Lockheed..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..