Në javët e fundit të gushtit dhe në fillim të shtatorit, ushqimet bazë, mallrat dhe shërbimet jo ushqimore u shtrenjtuan, tregojnë rezultatet e një sondazhi të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai u realizua midis datave 26 gusht - 1 shtator dhe mbulon një total prej 32 mallrash dhe shërbimesh. Në vetëm një vit, çmimi i vajit u rrit me 43 për qind, ndërsa i kastravecëve - gati 36 për qind. Rritja është gjithashtu serioze për mallrat e tjera thelbësore. Për shembull, çmimi i bukës po tejkalon me shpejtësi rritjen e niveleve të përgjithshme të çmimeve. Rritja drastike e çmimit të naftës dhe gazit natyror në tregjet ndërkombëtare do të rrisë çmimin e ngrohjes dhe energjisë elektrike në Bullgari në fillim të vitit 2022. Kështu, buxheti i familjes do të përqendrohet kryesisht në ushqim, rrymës elektrike, ngrohje, në kurriz të kujdesit shëndetësor, arsimit, etj..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..