Më 14 shtator kisha ortodokse feston  Lartësimin Universal të Kryqit të Shenjtë dhe Jetëdhënës të Zotit ose Ditën e  Kryqit. Kjo është një nga Dymbëdhjetë  Festat e Mëdha të cilat shënojnë ngjarje nga të ashtuquajturit rreth ungjillor.  Ndryshe nga të tjerat, Dita e Kryqit kujton data të mëdha nga një kohë të  mëvonshme. Ajo i kushtohet Kryqit të Shenjtë të Zotit, të quajtur akoma Kryqi  Jetëdhënës mbi të cilin u kryqëzua Krishti. Kryqi, i cili pas vdekjes dhe  ringjalljes së Shpëtimtarit, nga një simbol i turpit, siç ka qenë më parë,  nderohet si një personifikim të  fitores së Krishtit mbi vuajtjet, mëkatin  dhe frikën.  Në ortodoksi, një përkulje në shenjë nderimi përpara Kryqit  të Shenjtë kryhet katër herë në vit-në të dielën e tretë nga Kreshmët e Mëdha,  të quajtur Përkulja e Kryqit, në të Premten e Madhe, më 1 gusht dhe më 14  shtator.  

Festa është saktësuar në lidhje me disa ngjarje të rëndësishme në historinë kishtare - paraqitjen e Kryqit të Shenjtë perandorit Konstanti i Madh, gjetjen e Kryqit të Shenjtë në Golgotë dhe kthimin e tij pas ca kohe nga robëria persiane.
Sipas legjendës, Elena, nëna e Konstantit, ka  vajtur në Palestinë dhe me porosi të djalit të saj është kujdesur të ngrihen  kisha në vendet të lidhura me ngjarjet ungjillore. Pas kërkimeve të gjata janë  gjendur dhe tre kryqet, në të cilët dikur Krishti dhe dy grabitësit u  kryqëzuan. Që të zbulojnë se cili është kryqi i Krishtit, në bazë të  këshillit të Kryepeshkopit Makarij, tre kryqet u afruan njëri pas tjetrin pranë  një gruaje të sëmurë. Menjëherë pasi është afruar pranë saj Kryqi i Krishtit,  ajo është shëruar. Kryepeshkopi Makarij ka qëndruar në një vend të ngritur  posaçërisht dhe e ka ngritur lart kryqin, që ta shikojnë njerëzit, të cilët  kanë qenë mbledhur. Pas kësaj e ka lëvizur në të gjitha drejtimet. Që aty vjen  dhe emri i festës.  

Përgatitja e festës fillon që më 13 shtator,  kur besimtarë të shumtë shkojnë në Pyllin e Kryqit në Rodopet. Besohet se, aty  po kështu është groposur një pjesë nga Kryqi i Shenjtë, prandaj vendi tërheq  njerëz nga të gjitha moshat, të cilët shkojnë të luten për shëndet ose shërim  dhe shpëtim nga sëmundje të rënda ose të pashërueshme.  

Shërbimet fetare lidhur me Lartësimin e Kryqit të Shenjtë fillojnë me liturgjitë e mbrëmjes më 13 shtator dhe vazhdojnë herët në mëngjesin e 14 shtatorit dhe përfshijnë disa liturgji dhe këngë të detyrueshme. Në vet ditën ka një traditë që priftërinjtë të shenjtërojnë ujin nëpër shtëpitë e besimtarëve.
Në folklorin bullgar ekziston besimi se në  ditën e Lartësimit të Kryqit dita dhe nata kryqëzohen-me fjalë të tjera bëhen  të barabarta, pas kësaj dita fillon të zvogëlohet. 

Në disa rajone e quajnë akoma ditën Grozdobernik, sepse atëherë fillon zyrtarisht vjelja e rrushit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, Pixabay
Më 22 shtator 1908, me një manifest, princi Ferdinand I shpalli Pavarësinë e Bullgarisë dhe kështu u hodhën hapat e Mbretërisë së Tretë Bullgare. Ky akt nuk është bërë rastësisht në kishën "Shën 40 Dëshmorët" në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo: atje..
Më 17 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e martires së shenjtë Sofia dhe tre bijave të saj Besimi, Shpresa, Dashuria, të cilat vdiqën si martire të besimit në shekullin e parë pas Krishtit. Më 17 shtator përkujtojmë martirizimin..
Më 16 shtator, Muzeu Historik në Panagjurishte do të mirëpresë origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes. Ky thesar unik do të ekspozohet në sallën e kasafortës së kompleksit të muzeut. Deri më 23 tetor, banorët e Panagjurishtes dhe..
 Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Mot i kthjellët
								Mot i kthjellët Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re Pjesërisht me re
								Pjesërisht me re