Autoritetet bullgare në asnjë mënyrë nuk kanë marrë pjesë në përgatitjen e një dokumenti për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Sofjes dhe Shkupit. Këtë e deklarua nga Ministria e Jashtme Bullgare për agjencinë BGNES në lidhje me publikime në Republikën e Maqedonisë së Veriut, se aktualisht është duke u diskutuar një non-paper i BE-së mbi marrëdhëniet bullgaro-maqedonase.
“Ministria e Punëve të Jashtme as nuk është e informuar zyrtarisht për një dokument të tillë, as nuk ka marrë pjesë në përgatitjen e tij, kështu që ne nuk mund të komentojmë mbi vërtetësinë dhe përmbajtjen e tij”, thuhet në njoftim.
Menjëherë pas përhapjes së të ashtuquajturit non-paper në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u shfaq një seri e re e artikujve anti-bullgarë, përfshirë dhe gjuhën vulgare, transmetoi BGNES.
Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..