Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BSP ishte e vetmja parti që nuk mbështeti një rezolutë për Rusinë në PE

Foto: EPA/BGNES

BSP përsëri doli të ishte partia e vetme në grupin socialist në Parlamentin Evropian, përfaqësuesit e së cilës votuan kundër një rezolute që kërkonte një strategji të re të BE-së në marrëdhëniet me Rusinë. Deputetët e tjerë bullgarë e mbështetën dokumentin. Në të thuhet se Bashkimi Evropian duhet t’u rezistojë politikave agresive ndërsa hedh themelet për bashkëpunimin me një Rusi të ardhshme demokratike. Rezoluta gjithashtu thekson se BE duhet të zvogëlojë varësinë nga gazi rus, nafta dhe lëndë të tjera të para, të paktën derisa Vlladimir Putin është në pushtet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pritet që vendet e BE-së të japin vlerësimin për ndryshimet në Planin Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri

Komisioni Evropian ka vendosur përkohësisht “në pauzë” procesin e vlerësimit paraprak të kërkesës së Bullgarisë për këstin e tretë të pagesës nga Plani Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, i cili kap vlerën e 1.6 miliardë eurosh, raportuan për..

botuar më 25-11-14 11.54.PD
Delegacioni i

Një delegacion i “BSP – e majta e bashkuar” ishte për vizitë pune në Moskë

Përfaqësues të koalicionit politik “BSP – e majta e bashkuar”, pjesë e qeverisjes së vendit – deputeti Galin Durev, Rumen Petkov dhe Ilijan Sarandaliev – vizituan Moskën. Ata patën takime me kryetarin e Komitetit për Energjinë të Rusisë, Nikollaj..

botuar më 25-11-14 10.44.PD

Firma bullgare të ndërmjetësimit kanë marrë pjesë në një skemë për pastrimin e parave ruse

Ndërmjetës bullgarë u identifikuan si disa nga hallkat lidhëse në një hetim mbi një skemë ndërkombëtare për pastrimin e parave ruse. BGNES citon të dhëna nga Intelligence Online , sipas të cilave dy kompani bullgare të ndërmjetësimit ishin të..

botuar më 25-11-14 8.59.PD