Gjatë javës së fundit 150 çiklistë nga Bullgaria dhe Rumania kaluan rrugën e biçikletave “Dunav Ultra” nga qyteti Vidin deri në fshatin Durankullak, me një kauzë të përbashkët – popullarizimin e më se 110 vendbanimeve – fshatrave dhe qyteteve, nga ku kalon rruga.
Në sfidën e radhës të çiklizmit sivjet u përfshinë dhe afro 40 çiklistë nga Rumania fqinje. Pjesëmarrësit më të përgatitur kishin për qëllim që të kalojnë distancën nga 700 kilometra për më pak se 48 orë, grupet kryesore e kaluan trasenë sipas grafikut për 5 dhe 10 ditë kalendarik.
Bashkitë Danubiane mobilizuan përpjekjet e tyre për të popullarizuar rajonin si tepër i përshtatshëm për aventura në mesë të natyrës, për sport dhe itinerare kulturore. Për këtë qëllim në vende të ndryshme posaçërisht u ngritën flamuj me emrat e vendbanimeve, fotografitë e të cilëve çiklistët i ndanë në rrjetet sociale. Në sajë të përpjekjeve të të gjitha partnerëve, qytetet dhe fshatrat piktoreskë danubian bullgarë u pasqyruan në rrjetet sociale me më se 8000 fotografi.
Pjesëmarrësit dhe organizatorët janë unanim, se sivjet rruga çiklistike “Dunav Ultra” u afirmua pozitën e saj të itinerarit çiklistik № 1 në Bullgari dhe ka të gjitha premisat për tu imponuar si më i popullarizuari në Ballkan.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..
Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..
Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..