Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti i ri shkollor filloi dhe nëpër shkollat bullgare nëpër botë

7
Foto: bulgarianeducation.ie

Mbi 20 000 nxënës do të mësojnë gjatë vitit të ri shkollor në shkollat bullgare të së dielës jashtë vendit. Viti i ri shkollor u hap në mënyrë festive në respektim të të gjitha masave kundër epidemike, të shpallura në nivel lokal. Një nga 245 shkollat e së dielës të licencuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës është “Rajna Knjaginja” në Irlandë. Me qendër në Dublin, ajo gjithashtu ka degë në qytetet Tullamore dhe Granard, kurse gjatë vitit akademik 2021-2022 pragun e saj e kapërcejnë mbi 100 fëmijë bullgar. Shkolla në Dublin zhvillon mësimdhënie çdo ditë të shtunë kurse filialet në Tullamore dhe Granard gjatë ditës së diel. 

“Mësuesit tanë udhëtojnë çdo të diel deri në këto vende dhe ky është një angazhim shtesë, i ndërmarrë prej tyre - thotë për Radio Bullgarinë drejtoresha e shkollës Zornitsa Gogan. Udhëtojmë sepse aty ka fëmijë, të cilët duan të mësojnë gjuhën bullgare dhe ne nuk duam t'i humbasim ata për kauzën tonë dhe për Bullgarinë. Ata duhet të dinë për amtaren dhe të krenohen se janë bullgarë. Ky është misioni dhe kauza jonë. E dini, është shumë e vështirë. Mjedisi dhe kultura e gjuhëve të huaja me të vërtetë i asimilon, nëse ata nuk vijnë tek ne, që të kuptojnë se përse duhet të krenohen se janë bullgarë, nëse nuk dinë dhe nuk dëgjojnë për historinë tonë të lashtë dhe për kulturën, është shumë e lehtë që t’i humbasim si bullgarë dhe ne nuk e duam këtë.” 

Zornitsa Gogan

Për përkushtimin e mësuesve flet dhe fakti se gjatë vitit të parë (2020-2021) ata kanë punuar pa rrogë, kurse paratë e mbledhura nga prindërit nën format e taksave kanë arritur për qiranë, për librat shkollore dhe gjëra të konsumit. Gjatë vitit të tanishëm shkollor 2021-2022 pedagogët mund të punojnë pak më qetë, meqenëse shkolla është me licencë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, që garanton dhe një përkrahje financiare nga ana e shtetit bullgar. 


Qendra arsimore në Irlandë ofron trajnime në gjuhën dhe letërsinë bullgare, historinë dhe gjeografinë e Bullgarisë, si dhe përgatitje për të marrë Leaving Certificate /diplomim/, i cili është një element i rëndësishëm nga mundësitë për vazhdimin e arsimit në shkollat e larta irlandeze, sqaron Zornitsa Gogan:  

“Sipas kushtetutës Irlanda është shtet dygjuhësor. Prandaj, dhe kombësitë e tjera kanë të drejtën të mbajnë një provim të tillë pas klasës së 12, si një pjesë nga maturat irlandeze. Dhe në bazë të këtij shkaku adoleshentët tanë interesohen për një trajnim tek ne, meqenëse ne propozojmë orë të specializuara për përgatitje. 

Në këtë mënyrë ata kanë mundësi të plotësojnë dhe të shtojnë mesataren e tyre për renditje në universitetet irlandeze dhe me rezultatin e provimit në gjuhën bullgare, nëse ai është i suksesshëm.” 

Emri i shkollës në Irlandë “Rajna Knjaginja” nuk është i zgjedhur rastësisht. Një nga pedagoget në të - Petja Sejmenova –është një pasardhëse e drejtpërdrejtë e bullgares heroike. “Patroni mbrojtës i shkollës simbolizon po kështu shpirtin luftarak të mësueseve në të”- është kategorike Zornitsa Gogan. Kurse ne nga Radio Bullgaria ju premtojmë një takim të afërt dhe me vetë Petja Sejmenovën. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Zornitsa Gogan dhe www.bulgarianeducation.ie


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD