Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ngrihu BG! Ne po vijmë!” ofron një koalicion parazgjedhor

Maja Manollova
Foto: BGNES

Kryetarja e Ngrihu BG! Ne po vijmë!” Maja Manollova propozoi një marrëveshje parazgjedhore me “Bullgarinë Demokratike”dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin” e ish-ministrave të përkohshëm Kirill Petkov dhe Asen Vasilev.

“Kështu do të bëhet e qartë se koalicioni qeverisës i ardhshëm do të shkelë në platformën e ndryshimit”, tha Manollova. Ideja e saj është që të tri formacionet të krijojnë një “shumicë e të nderuarve” në Legjislaturën e re të 47-të të Kuvendit Popullor. Manollova vuri në dukje se koalicioni do të jetë i hapur për “Ka një popull të tillë" të shoumenit Sllavi Trifonov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aplikimi i euros nga mesnata e Vitit të Ri i huton pronarët dhe shërbyesit e restoranteve

Restoratorët dhe hotelierët, të cilët do të presin klientë në natën e Vitit të Ri, paralajmërojnë se janë seriozisht të shqetësuar për mënyrën se si do të kryhen pagesat dhe raportimi i të ardhurave. Deri në orën 24:00 ata duhet të pranojnë pagesa..

botuar më 25-10-29 10.36.PD

BE pret nga Sofja një qëndrim urgjent pas sanksioneve të SHBA-së kundër “Lukoil”

Komisioni Evropian pret nga Bullgaria që të marrë sa më shpejt një qëndrim dhe të bëjë një vlerësim të pasojave të mundshme për rafinerinë e “Lukoil”-it në Burgas, pas vendosjes së sanksioneve amerikane ndaj kompanisë ruse. Këtë e bënë të ditur për..

botuar më 25-10-29 10.11.PD

Parashikimi i motit për 29 tetorin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë kushte për dukshmëri të reduktuar. Gjatë ditës do të mbajë kryesisht mot me diell. Do të fryjë..

botuar më 25-10-28 7.35.MD