2360 persona u infektuan me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. Kjo është me 1902 raste më shumë se në 20 shtator. 9.55 për qind e 24 719 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit.
Ashtu si çdo të martë, kur përmblidhen rezultatet e javës së kaluar, statistikat tregojnë një rritje drastike të numrit të njerëzve të infektuar dhe të vdekur nga Covid-19 në ditë. Por përqindja e të infektuarve u ul pak me 0.12 për qind.
Pacientët aktivë të regjistruar janë 39 728. Pacientët e shtruar në spital janë 4879, prej tyre 388 persona trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i të vdekurve është 138, krahasuar me 43 të hënën. 1228 pacientë u raportuan të shëruar.
Janë dhënë 7555 vaksina gjatë 24 orëve të fundit. Me imunizim të plotë janë 1 281 766 persona.
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo..
Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati për të gjitha proceset që lidhen me konvertimin e monedhës dhe shpërndarjen e kartëmonedhave euro...
Pranimi i euros më 1 janar 2026 është “një nga etapat më të rëndësishme në rrugën evropiane të Bullgarisë”, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në konferencën “Bullgaria në prag të eurozonës” që u mbajt në Sofje.Në forumin e zhvilluar në..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e..
Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një..