Bullgaria do të vazhdojë të punojë për një OKB efektive, të përgatitur për të përmbushur nevojat e njerëzimit në shekullin XXI, tha Presidenti bullgar Rumen Radev në një video-fjalim para pjesëmarrësve në sesionin e 76 -të të Asamblesë së Përgjithshme, që po mbahet në Nju Jork.
"Sfidat globale të pashembullta kërkojnë që të gjitha vendet të mbështesin veprime më efektive dhe të koordinuara nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. "Diplomacia shumëpalëshe është çelësi për të ardhmen tonë të përbashkët dhe nuk ka alternativë," tha Presidenti Radev. Ai vuri në dukje nevojën për rritjen e nivelit të sigurisë së zinxhirëve të furnizimit, të infrastrukturës kritike, rrjeteve të energjisë, dhe të gatishmërisë në raste pandemish dhe fatkeqësish natyrore. Si anëtare e BE -së, Bullgaria mbështet veprimet e bashkësisë ndërkombëtare për vendime të qëndrueshme për refugjatët nga Afganistani dhe përkrahjen për vendet që strehojnë një numër të madh prej tyre, tha Radev.Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..