Sot Veliko Tërnovo është qendra e festimeve kushtuar 113 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë. Festimi filloi me kremtimin e një liturgjie nga Mitropoliti Grigorij i Veliko Tërnovos në kishën "40 martirët e shenjtë ”. Rituali ushtarak i ngritjes së flamurit kombëtar të Bullgarisë u mbajt në kështjellën Carevec. Presidenti Rumen Radev dhe Kryeministri Stefan Janev morën pjesë në festimet në kryeqytetin e vjetër.
"Në udhëkryqin e ditës sonë të re, le të kujtojmë se paraardhësit tanë zgjodhën që përgjithmonë të ndërtojnë fatin dhe të ardhmen e tyre së bashku si njerëz të lirë dhe të pavarur. Është detyra jonë ta mbajmë dhe ta respektojmë këtë besëlidhje të shenjtë ”, tha Presidenti në fjalimin e tij dhe uroi bullgarët me rastin e festës.Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kryetari i tij Kostadin Angellov, njoftoi gazetarja e BNR-së Milla..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Deri në mesin e vitit 2026, Bullgaria duhet të hiqet nga “Lista Gri” e shteteve që nuk sanksionojnë në mënyrë të mjaftueshme pastrimin e parave që..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..