Një delegacion i eurodeputetëve dhe ekspertëve nga Parlamenti Evropian mbërriti në Bullgari për një vizitë dy-ditore për të studiuar situatën me sundimin e ligjit, tha korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Nga gjithsej 23 persona, 7 janë eurodeputetë nga secili grup politik në Parlamentin Evropian, pjesa tjetër janë ekspertë. Socialistët përfaqësohen nga eurodeputetja bullgare Elena Jonçeva. Të gjithë janë anëtarë të Grupit të Monitorimit të Komisionit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme në Parlamentin Evropian.
Janë planifikuar takime me Presidentin Rumen Radev, Kryeministrin Stefan Janev, Ministrat e Punëve të Brendshme - Bojko Rashkov, të Drejtësisë - Janaki Stoillov, të Kulturëa - Velislav Minekov, Zëvendëskryeministrin për Fondet e BE -së Atanas Pekanov, Kryeprokurorin Ivan Geshev, Avokaten e Popullit Diana Kovaçeva dhe deputetë nga Legjislatura e fundit e Kuvendit Popullor. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet lirisë së mediave.Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj. Këtë e deklaroi në margjinat e parlamentit Bojko Borisov, kreu i partisë në pushtet GERB. Në..
Nominimi për menaxher special, i cili do të marrë përsipër katër kompanitë e "Lukoil Bullgaria", është Rumen Specov, njoftoi Ministri i Ekonomisë Petër Dillov. "Personi i nominuar nga unë përmbush të gjitha kërkesat ligjore", ishte kategorik Dillov...
Komisioni Evropian ka vendosur përkohësisht “në pauzë” procesin e vlerësimit paraprak të kërkesës së Bullgarisë për këstin e tretë të pagesës nga Plani Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, i cili kap vlerën e 1.6 miliardë eurosh, raportuan për..
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmologjike pranë Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë të Akademisë Bullgare të..
Komisioni Evropian njoftoi se miratoi 70 projekte në BE me vlerë mbi 600 milionë euro, të cilat synojnë zhvillimin e karburanteve alternative dhe uljen..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12°, në Bullgarinë Lindore midis 12 dhe 16°, në Sofje - do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do..