Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

85 vjet flasim në gjuhën tuaj

Të huajit dinë se ku dhe kur Stefka Kostadinova vendosi rekordin e saj botëror

Foto: BGNES-arkiv

Në lidhje me përvjetorin e 85-të të transmetimeve të para të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë, pasardhësja e tyre – “Radio Bullgaria” nisi një kuiz me pyetje nga kultura, historia, turizmi, sporti dhe muzika bullgare. Në edicionin e radhës ne pyetëm online adhuruesit tanë ku dhe kur Stefka Kostadinova shënoi rekordin botëror në kërcim së larti nga 209 centimetra?

Pjesëmarrësit kishin mundësi të zgjedhin përgjigjen e saktë nga opsionet e vijueshme: në Kampionatin Evropian të Atletikës, Shtutgart, 1986; në Lojërat e Vullnetit të Mirë, Moskë, 1986; në Kampionatin Botëror të Atletikës, Romë, 1987; në Lojërat Olimpike, Seul, 1988; në Lojërat Olimpike, Barcelonë, 1992.

Përgjigja e saktë e kuizit tonë është: në Kampionatin Botëror të Atletikës, Romë, 1987. Do të kujtojmë se rekordi botëror i bullgares Stefka Kostadinova nuk është i përmirësuar ende. Në vitin 1977 ajo zyrtarisht hoqi dorë nga garat.

Rezultatet e përmbledhura nga dhjetë versionet gjuhësore të kuizit tonë na befasuan këndshëm. Ata treguan, se pjesa dërmuese e auditorit të Radio Bullgarisë nuk vështirësohet të caktojë se ku dhe kur sportistja jonë shënoi rekordin botëror, me përjashtim të pjesëmarrësve anglisht-folës – mezi 32 për qind prej tyre dhanë përgjigjen e saktë dhe rusisht-folës – me 24 për qind përgjigje të sakta. 

Doli që më mirë të informuarit janë përdoruesit e faqes sonë franceze – 70 për qind prej tyre treguan përgjigjen e saktë, të ndjekur nga përdoruesit e faqes serbe – 62 për qind.

Duke falënderuar secilin pjesëmarrës në kuiz, ju ftojmë të na bashkoheni me një përgjigje në pyetjen tonë të re, e cila do të jetë në dispozicion në faqet e internetit të Radio Bullgarisë në kohë të afërt.

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 6 nëntor 2025

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 6 nëntor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj në rubrikën tonë “Turizëm” do t’ju tregojmë për muzeun kushtuar heroit të njohur letrar Xha Gano në fshatin Enina. Në rubrikën “Kënga e Ditës” ju..

botuar më 25-11-06 3.00.MD

Bullgaria sot – 5 nëntor 2025

Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 5 nëntor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën “Rosni mi rosni, Rosice” në interpretim të grupi JazzBoree. Ju urojmë minuta të këndshme!..

botuar më 25-11-05 3.00.MD

Bullgaria sot – 4 nëntor 2025

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën “Kënga e ditës” do t’ju informojmë për albumin më të ri të dyshes "Molec" dhe do të keni mundësinë të dëgjoni këngën e tyre më të fundit. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.38 –..

botuar më 25-11-04 3.00.MD