Shumë pranë qytetit port danubian Svishtov janë të shpërndara gjurmët e kampit legjionar romak Nove. Ai u themelua në vitin 45 pas Krishtit me urdhër të Perandorit Klavdij, dhe si shumë nga vendbanimet në vendin tonë, u ndërtua mbi rrënojat e një vendbanimi të mëparshëm trak.
Në të kaluarën legjioni i vendosur këtu mbronte territoret e pushtuara në Traki dhe Maqedoni nga sulmet e fiseve, që vinin nga Lindja. Prapa mureve të kështjellës ndodheshin shtabi ushtarak dhe spitali i kampit. Arkeologët zbuluan edhe rrënoja të godinave të banimit, banjës dhe kazermave. Jashtë murit të fortifikatës ndodhej vendbanimi civil. Me kalimin e mijëvjeçareve, qyteti antik ndryshonte pamjen e tij, u ndërtuan godina të reja, kisha, punishte të zanatçinjve. Kështu në shekujt V-VI, Nove u bë sëllia e Peshkopisë. Por deri në ditët tona nga madhëria e tij e dikurshme mbijetuan vetëm rrënoja të fortifikatave dhe të godinave.
Përderisa shëtisin në mes të gërmadhave turistët mund të përfitojnë një ide më të plotë se si dukeshin dikur kampi dhe ndërtesat përreth përmes një rikrijimi special kompjuterik.
Çdo vit qyteti antik Nove dhe qyteti pranë Svishtov janë organizatorë të Festivalit tradicional të Trashëgimisë Antike. Mijëra miq vijnë në rajon për të parë shfaqjet interesante të betejave të gladiatorëve dhe programin e pasur kulturor të bashkisë.
Më shumë hollësi kureshtare për kampin legjionar romak mund të lexoni në materialin “Qyteti antik Nove kujton të kaluarën” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: bulgariatravel.orgPresidenti Rumen Radev do të marrë pjesë sot, 2 tetor, në prezantimin zyrtar të një botimi fototip të "Almanakut Maqedonas" të Organizatës Patriotike Maqedonase me rastin e 85-vjetorit të origjinalit. Prezantimi i botimit fototip të veprës së..
Një ritual ushtarak në nderim të heronjve të rënë në betejat e Kajmakçallan-it u zhvillua në majën me të njëjtin emër, në kufirin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Gjatë Luftës së Parë Botërore, në vitin 1916, në..
Një ceremoni solemne do të mbahet në Silistra më 1 tetor për të shënuar 85-vjetorin e kthimit të Dobruxhës Jugore në Bullgari, raportoi BTA. Përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore dhe qytetarë do të vendosin lule para monumentit të..