8 universitete nga vende të BE -së, përfshirë Universitetin Teknik në Sofje, do të krijojnë një Universitet të përbashkët Evropian të Teknologjive. Marrëveshja u nënshkrua nga rektorët në një takim në Limasol të Qipros.
Struktura e ardhshme do të bashkojë gati 100 000 studentë nga Bullgaria, Qiproja, Letonia, Franca, Gjermania, Irlanda, Spanja dhe Rumania. Ata do të jenë në gjendje të kryejnë një pjesë të studimeve të tyre në universitete të tjera. Qëllimi është forcimi i kërkimeve shkencore dhe inovacioneve dhe përmirësimi i lidhjeve me industrinë.
Përfaqësues të komuniteteve studentore nga 8 universitetet kanë nënshkruar gjithashtu një deklaratë për krijimin e "Unionit Studentor të Universitetit Evropian të Teknologjive".Ekipi bullgar u kthye me katër medalje nga Olimpiada Ndërkombëtare Rinore e Astronomisë dhe Astrofizikës, e cila u zhvillua në qytetin rumun Pjatra Njamc, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Në garë morën pjesë 108..
Froll dhe Frosija janë banorët më të rinj të Parkut të Arinjve pranë Belicës, njoftoi Fondacioni “Katër Putrat”, i cili administron parkun së bashku me fondacionin “Brigitte Bardot”. Arinjtë janë motër e vëlla, shtatëvjeçarë, dhe vijnë nga strehimorja..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime mjekësore falas për banorët e zonës. Kjo nismë, e cila tashmë është kthyer në një traditë,..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni...
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh..