Të premten do të ketë vranësira të konsiderueshme. Do të ketë reshje të dobëta shiu në rajonin Rilla-Rodope dhe në bregdetin e Detit të Zi. Temperaturat minimale do të jenë midis 8 dhe 13 °, dhe ato maksimale - midis 15 dhe 20 °, për rajonin e Sofjes do të jenë deri në 15 °.
Do të bjerë shi i lehtë mbi bregdetin e Detit të Zi. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 16-17 °. Temperatura e ujit të detit është 20 °. Lëvizja e detit do të jetë deri në 4 ballë.
Do të jetë me vranësira mbi male. Do të bjerë shi i lehtë mbi rajonin Rilla-Rodope. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë deri në 9 °, në 2000 m deri në 4 °. Në Borovec termometrat do të arrijnë 8 °, në Pamporovo deri në 10, dhe në Bansko deri në 12 °.
Të shtunën retë do të shpëndahen, të dielën do të jetë me diell. Temperaturat maksimale do të rriten në 20-25 °, parashikon Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë.Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..
Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..