GERB do të përkrahë rektorin e Universitetit të Sofjes, Prof. Anastas Gerxhikov, për president në zgjedhjet më 14 nëntor. Kandidatura e tij do të ngrihet nga një Komitet i Iniciativës, bënë të ditur burime të partisë për BNR.
Prof. Gerdxhikov u rizgjodh për një mandat të dytë si rektor në Universitetin e Sofjes në nëntor 2019, kur ishte i vetmi i nominuar. Profesori i Letërsisë Antike dhe Mesjetare kryeson Këshillin e Rektorëve të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari që nga korriku 2020. Ai ka qenë Zëvendës Ministër i Arsimit me resorin “Arsim i Lartë” në qeverinë e Kryeministrit Simeon Sakskooburggotski nga viti 2001 deri në 2003, kujton offnews.bg.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..