2050 janë rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit ose 92 më pak se të enjten. 10 për qind e 21 078 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Mbi 85 për qind e të infektuarve nuk janë të vaksinuar.
Pacientët e regjistruar aktivë janë 43 959. Në spital u shtruan 5201 pacientë. 462 prej tyre trajtohen në repartet e kujdesit intensiv. Në 24 orët e fundit 525 persona të infektuar u shtruan në spitale, nga të cilët 90.48 për qind nuk janë të imunizuar.
70 persona me Covid të konfirmuar vdiqën. 93 për qind e të vdekurve nga pandemia nuk janë të vaksinuar. Të shëruarit janë 1541 veta.
8914 vaksina u dhanë të enjten.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..