Një qytet i të vdekurve u zbulua nga arkeologët në vendbanimin e lashtë të Perperikon në Rodopet Lindore, njoftoi korrespondentja e BNR Valja Apostollova nga Kërxhali. Janë zbuluar 8 mauzole të mëdhenj të kohës së Perandorisë Romake, të vendosur në mënyrë amfiteatrale në pjesën jugore të qytetit shkëmbor. Zbulimi nuk ka analog në Gadishullin Ballkanik dhe mund të krahasohet me varret e konsujve dhe senatorëve romakë. Vitin e kaluar arkeologët zbuluan pjesë prej ndërtesash të rrumbullakëta dhe nuk kanë shpjegim për gjetjet. Këtë verë, ndërtesat e çuditshme mbushin tetë vjet.
"Ky është një kompleks i madh përkujtimor prej ndërtesash të rrumbullakëta dhe rotondash. Secila prej tyre është me diametër prej 7-8 metrash. Çfarë lloj njerëzish janë varrosur - këta kanë qenë njerëz të pasur." Monedhat dhe bizhuteritë e gjetura datojnë mauzoleumet e shekullit të 3 -të - 6 -të, "thotë arkeologu Prof. Nikollaj Ovçarov.Ishte viti 1883. Sipas projektit të arkitektit Pietro Montani, në qytetin Plovdiv fillon ndërtimi i godinës së Kuvendit Krahinor të Rumelisë Lindore – një provincë autonome bullgare brenda Perandorisë Osmane, një nga pjesët e Bullgarisë së copëtuar pas..
Më 30 gusht, gjatë Festimit Kombëtar të 148-vjetorit të Eposit Shipka, ekspozita "Rruga e Gjatë e Himnit Kombëtar" hapet pranë Monumentit madhështor të Lirisë në Malin Shipka. Pikërisht në këtë vend historik, ku u vendos fati i lirisë bullgare një shekull..
Në Kishën Ortodokse Maqedono-Bullgare "Shenjtor Kirill dhe Metodij" në Toronto, Kanada, sot më 29 gusht, kur Kisha Ortodokse përkujton Shën Gjon Pararendësin, në orën 10:30 me kohën lokale do të shërbehet Liturgjia Hyjnore e Shenjtë, njofton BTA...