Marshimi-kros “Rusensko Pollomie2021” tërheq adhurues të sportit dhe të turizmit ditën e shtunë /2 tetor/. Traseja 10 kilometrashe është me një itinerar rrethi nëpër luginën e lumit Rusenski Llom, Çerni Llom dhe në një pjesë të vogël të Beli Llom-të gdhendura në mënyrë piktoreske në shkëmbinjtë gëlqeror në zonën e Parkut Natyror “Rusenski Llom”.
Përveç me një ecje të ngadaltë, të matur ose të përshpejtuar, itinerari mund të kalohet me vrapim ose me një rritëm të kombinuar të lëvizjes. Shfaqja sportive është një pjesë nga ngjarjet gjatë vitit 2021, me të cilat shënohet përvjetori i 800 nga themelimi i Manastirit Shkëmbor Ivanovo. Deri tek shkëmbinjtë e pjerrëta, ku janë të “shpërndarë” kishat Ivanovski, një pjesë nga lista e trashëgimisë botërore kulturore dhe natyrore të UNESKO-s, të çon një shteg dredha-dredha midis bimësisë së dendur të harlisur nëpër bregun e majtë të lumit Rusenski Llom. Një nga burimet më të mëdha natyrore të rajonit janë 110 llojet e zogjve që folezojnë atje.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Për herë të parë që nga viti 2013. Bullgaria u përfaqësua përsëri me një stendë kombëtare në ekspozitën më të madhe turistike në Skandinavi, FERIE FOR ALLE (Danish Travel Show) në qytetin e Herning, Danimarkë, e cila këtë vit u zhvillua nga 21-23..
I ngulitur mes kodrave të malit Ljulin, Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” është i mbuluar nga misteri dhe spiritualiteti. Ai ndodhet vetëm 7 km larg qytetit turistik Bankja, në afërsi të fshatit Klisura. Dimri është koha kur manastiri i..
558 bullgarë të moshës 18 vjeç do të mund të realizojnë një udhëtim me tren të ëndrrave nëpër Evropë, të mësojnë nga kulturat e tjera dhe të krijojnë miqësi të reja. Ata janë përzgjedhur për të marrë një kartë udhëtimi falas nga fushata DiscoverEU...