Çelësi i pajtimit të Bullgarisë për fillimin e negociatave midis Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE varet nga respektimi i Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë nga Shkupi. Kjo u tha nga Presidenti Rumen Radev në takimin BE - Ballkani Perëndimor në Slloveni.
Radev kërkoi që bullgarët maqedonas të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë Veriore. “Ashtu siç u njoh e vërteta historike në marrëdhëniet me Greqinë, ashtu duhet njohur e vërteta historike në marrëdhëniet me Bullgarinë. Faktet objektive të historisë sonë të përbashkët nuk mund të interpretohen në mënyrë multiperspektive”, theksoi kreu i shtetit.
“Populli bullgar ka një qëndrim të mprehur për këto çështje, qëndrim ky që është i përhershëm.” Deri në nëntor, kjo duhet të zgjidhet përmes një protokolli dypalësh, pret Radev.
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..