Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

17 ditë më vonë - ekuipazhi i “Vera SU” ende nuk është marrë në pyetje

Foto: BGNES

Gjendja e pjesshme e jashtëzakonshme në territorin e zonës së mbrojtur "Jajllata" në bregdetin e Detit të Zi zgjatet me një muaj. Urdhri për këtë është në lidhje me krizën rreth anijes ngarkuese të bllokuar 17 ditë më parë dhe masave për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e ekuipazhit të anijes.

Ministria e Transportit tha para BNR se Agjencia Evropiane e Sigurisë Detare ka siguruar maune për transferimin e anijes. Sidoqoftë, kjo do të ndodhë kur kushtet e motit e lejojnë këtë. Në këtë moment marrja në pyetje e ekuipazhit ende nuk është kryer, tre anëtarët e ekuipazhit, të cilët kërkuan të ulen në tokë, janë ende në “Vera SU”, transmetoi korrespondentja jonë Maja Shtërbanova.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë

Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë në 9 për qind të studentëve aktivë. Këtë e tregon Renditja vjetore e universiteteve në vend...

botuar më 25-11-23 5.25.PD

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë arrin 75.6 vjet, në BE është 81.4

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..

botuar më 25-11-22 1.10.MD

Ditët e Kulturës Turke në Ballçik

Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi.  Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..

botuar më 25-11-22 5.05.PD