Një fabrikë e re për prodhimin e ortozave (pajisje mjekësore që mbrojnë dhe mbështesin sistemin motorik në rast dëmtimesh) u hap në Bllagoevgrad, Bullgaria Perëndimore. Investimi vjen nga Gjermania me vlerë më shumë se 10 milion euro dhe krijon rreth 300 vende të reja pune.
Ngjarja u ndoq nga Presidenti Rumen Radev dhe Ministrja e Ekonomisë Daniella Vezieva, bëri të ditur presidenca. Radev theksoi se Bllagoevgrad është një vend i përshtatshëm për investime për shkak të disponueshmërisë së krahut të punës, dy universiteteve, arsimit të mesëm të mirë dhe kryesisht të njerëzve të motivuar.Çdo ditë pranohen mbi 200 aplikime në kuadër të projektit "Unë zgjedh Bullgarinë", që synon kthimin e bullgarëve jashtë vendit për vendosje të përhershme në Bullgari, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov. Vetëm në 24 orët e..
Në vitin 2024, 13 002 persona kanë ndryshuar adresën e tyre aktuale nga Bullgaria në një shtet tjetër, ku 55.1% prej tyre janë burra. Emigrantët e moshës 0-14 vjeç janë 7.7%, ata të moshës 15-64 vjeç janë 82.7%, dhe ata të moshës 65 vjeç e lart - 9.6%..
Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati 50 nxënësve nga 12 vende, shkencëtarët vendas të informatikës u dekoruan me një medalje ari, një..
Në Patagoninë argjentinase, në fundin e botës, qyteti Komodoro Rivadavia ruan historinë e kolonistëve bullgarë, pasardhësit e të cilëve edhe sot e kësaj..