Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania po kërkon një qeveri të re pas një votim mosbesimi

Një votim mosbesimi në parlamentin rumun përmbysi qeverinë e kryeministrit nacional-liberal Florin Katsu, i cili mori pushtetin gjatë dhjetorit të vitit 2020. Vendimi i social-demokratëve u përkrah prej 281 deputetëve kundrejt 234 votave të nevojshme. Kriza në Rumani filloi gjatë muajit shtator, kur partneri i koalicionit i nacional-liberalëve - bashkimi “Bashkim për shpëtimin e Rumanisë”-“Partia e drejtësisë, solidaritetit dhe barazisë” (USR-PLUS) doli nga drejtimi. Qeveria e Katsu u akuzuanë varfërimin e rumunëve, në borxh mjaft të fortë të vendit dhe fushatën e dështuar të vaksinimit. Vetëm një e treta nga 19 milionë vetat në vend janë vaksinuar, që është niveli i dytë më i ulët në bllok pas Bullgarisë. “Deutsche Welle” rikujton se që nga viti 2012 deri tani në Rumani janë zëvendësuar 17 kryeministra dhe 13 qeveri.

Zoran Zaev: Deri në fund të dhjetorit mund të kuptohemi me Bullgarinë

Dallimet midis Sofjes dhe Shkupit nuk janë dhe kaq të mëdha. Është më se e mundur që deri në fund të muajit dhjetor të gjendet një zgjidhje me Bullgarinë, meqenëse kemi përgjegjësi ndaj së ardhmes – të mos të mbetemi në të kaluarën. Këtë e tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në konferencën e shtypit pas Samitit Bashkimi Evropian -Ballkani Perëndimor në Slloveni, transmetoi BGNES. Zaev shtoi se në bisedimet me të dhe me presidentin Rumen Radev, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron kanë qenë jashtëzakonisht konkret dhe të qartë në lidhje  me argumentet e tyre për fillimin e negociatave të pranimit. Në forum Merkel tha se Ballkani Perëndimor i përket Evropës dhe se kur të sigurohen kushtet e domosdoshme, ai do të mund të aderohet ndaj Bashkimit Evropian. “Evropa i premton Ballkanit anëtarësi në Bashkimin Evropian , por ajo nuk është e sigurt”, komenton kanali televiziv gjerman ZDF, duke ju referuar konflikteve të ndezura në këtë pjesë të kontinentit dhe mungesës së një pozicioni të përbashkët brenda vetë Bashkimit Evropian.

Shqipëria është gati të pranojë 4000 refugjatë nga Afganistani

Në këtë moment në Shqipëri ka rreth 1000 refugjatë afgan, por mund të pranohen deri më 4000. Ata do të mbeten, derisa  nuk marrin vizë për Shtetet e Bashkuara , kurse procedurat kërkojnë shumë kohë. Këtë e tha në një intervistë për “Spiegel”, të cituar nga BGNES kryeministri shqiptar Edi Rama. Ai sqaroi se vendi po e kryen këtë, pas një kërkese të Shteteve të Bashkuara. Rama shtoi se vetëm disa shtete kanë rënë dakord që të strehojnë refugjatë dhe ata nuk kanë mundur ta refuzojmë, sepse Kodi i Nderit për shqiptarët daton që nga periudha e Mesjetës dhe në të mikpritja luan një rol qendror dhe kjo është e vlefshme dhe për ditët e sotme.

Bashkimi Evropian kritikoi Greqinë dhe Kroacinë për shkak të qëndrimit të tyre ndaj refugjatëve


Komisionarja e Bashkimit Evropian për Punët e Brendshme Ylva Johansson deklaroi se është “jashtëzakonisht e shqetësuar” për njoftimet për dëbime ilegale, ndonjëherë të dhunshme, të emigrantëve në kufijtë e BE - së, më në veçanti në Greqi dhe Kroaci, dhe apeloi të bëhet një hetim. Ajo po kështu shprehu frikësime për një shpërdorim me fondet evropiane të cilat u janë dhënë shteteve-anëtare për mbrojtjen e kufijve të tyre. Fjalimi i saj vjen pasi mediat gjermane shpallën se disponojnë video të 11 kthimeve nga kufiri, të kryer nga policia kroate ndaj Bosnjës, si dhe një incizim sesi roja bregdetare greke i detyron emigrantët të kthehen në Detin Egje.
“Në mënyrë kategorike i mohojmë këto pohime. Kufijtë grek janë kufij të Bashkimit Evropian dhe ne veprojmë në kuadrin e ligjeve ndërkombëtare dhe evropiane për mbrojtjen e tyre” tha ministri grek mbi migracionin Notis Mitarakis në përgjigje të akuzave. Ministri Kroat i punëve të brendshme Davor Bozhinoviç deklaroi se policia do të kryejë një hetim.

Turqia do të zbatojë Marrëveshjen e Klimës, por pa kompromentuar ekonominë e saj

Marrëveshja e Parisit për klimën tanimë është e ratifikuar nga parlamenti i Turqisë, mbi 5 vjet pasi Ankaraja e vuri nënshkrimin e vet nën dokument, njoftojnë agjencitë botërore. Ankaraja do të zbatojë marrëveshjen, nëse ajo nuk cenon të drejtat e saj për zhvillimin ekonomik dhe social. Me ratifikimin, vendi detyrohet të pakësojë emisionet e veta me 21% deri në vitin 2030, njofton Agjencia e Anadollit. Turqia është vendi i fundit nga G-20, e cila e ratifikoi dokumentin përpara konferencës botërore për klimën, të planifikuar për në fund të muajit tetor në qytetin skocez Glasgou.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD
Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD