Rumania po kërkon një qeveri të re pas një votim mosbesimi
Një votim mosbesimi në parlamentin rumun përmbysi qeverinë e kryeministrit nacional-liberal Florin Katsu, i cili mori pushtetin gjatë dhjetorit të vitit 2020. Vendimi i social-demokratëve u përkrah prej 281 deputetëve kundrejt 234 votave të nevojshme. Kriza në Rumani filloi gjatë muajit shtator, kur partneri i koalicionit i nacional-liberalëve - bashkimi “Bashkim për shpëtimin e Rumanisë”-“Partia e drejtësisë, solidaritetit dhe barazisë” (USR-PLUS) doli nga drejtimi. Qeveria e Katsu u akuzuanë varfërimin e rumunëve, në borxh mjaft të fortë të vendit dhe fushatën e dështuar të vaksinimit. Vetëm një e treta nga 19 milionë vetat në vend janë vaksinuar, që është niveli i dytë më i ulët në bllok pas Bullgarisë. “Deutsche Welle” rikujton se që nga viti 2012 deri tani në Rumani janë zëvendësuar 17 kryeministra dhe 13 qeveri.
Zoran Zaev: Deri në fund të dhjetorit mund të kuptohemi me Bullgarinë
Dallimet midis Sofjes dhe Shkupit nuk janë dhe kaq të mëdha. Është më se e mundur që deri në fund të muajit dhjetor të gjendet një zgjidhje me Bullgarinë, meqenëse kemi përgjegjësi ndaj së ardhmes – të mos të mbetemi në të kaluarën. Këtë e tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në konferencën e shtypit pas Samitit Bashkimi Evropian -Ballkani Perëndimor në Slloveni, transmetoi BGNES. Zaev shtoi se në bisedimet me të dhe me presidentin Rumen Radev, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron kanë qenë jashtëzakonisht konkret dhe të qartë në lidhje me argumentet e tyre për fillimin e negociatave të pranimit. Në forum Merkel tha se Ballkani Perëndimor i përket Evropës dhe se kur të sigurohen kushtet e domosdoshme, ai do të mund të aderohet ndaj Bashkimit Evropian. “Evropa i premton Ballkanit anëtarësi në Bashkimin Evropian , por ajo nuk është e sigurt”, komenton kanali televiziv gjerman ZDF, duke ju referuar konflikteve të ndezura në këtë pjesë të kontinentit dhe mungesës së një pozicioni të përbashkët brenda vetë Bashkimit Evropian.
Shqipëria është gati të pranojë 4000 refugjatë nga Afganistani
Në këtë moment në Shqipëri ka rreth 1000 refugjatë afgan, por mund të pranohen deri më 4000. Ata do të mbeten, derisa nuk marrin vizë për Shtetet e Bashkuara , kurse procedurat kërkojnë shumë kohë. Këtë e tha në një intervistë për “Spiegel”, të cituar nga BGNES kryeministri shqiptar Edi Rama. Ai sqaroi se vendi po e kryen këtë, pas një kërkese të Shteteve të Bashkuara. Rama shtoi se vetëm disa shtete kanë rënë dakord që të strehojnë refugjatë dhe ata nuk kanë mundur ta refuzojmë, sepse Kodi i Nderit për shqiptarët daton që nga periudha e Mesjetës dhe në të mikpritja luan një rol qendror dhe kjo është e vlefshme dhe për ditët e sotme.
Bashkimi Evropian kritikoi Greqinë dhe Kroacinë për shkak të qëndrimit të tyre ndaj refugjatëve
Komisionarja e Bashkimit Evropian për Punët e Brendshme Ylva Johansson deklaroi se është “jashtëzakonisht e shqetësuar” për njoftimet për dëbime ilegale, ndonjëherë të dhunshme, të emigrantëve në kufijtë e BE - së, më në veçanti në Greqi dhe Kroaci, dhe apeloi të bëhet një hetim. Ajo po kështu shprehu frikësime për një shpërdorim me fondet evropiane të cilat u janë dhënë shteteve-anëtare për mbrojtjen e kufijve të tyre. Fjalimi i saj vjen pasi mediat gjermane shpallën se disponojnë video të 11 kthimeve nga kufiri, të kryer nga policia kroate ndaj Bosnjës, si dhe një incizim sesi roja bregdetare greke i detyron emigrantët të kthehen në Detin Egje.
“Në mënyrë kategorike i mohojmë këto pohime. Kufijtë grek janë kufij të Bashkimit Evropian dhe ne veprojmë në kuadrin e ligjeve ndërkombëtare dhe evropiane për mbrojtjen e tyre” tha ministri grek mbi migracionin Notis Mitarakis në përgjigje të akuzave. Ministri Kroat i punëve të brendshme Davor Bozhinoviç deklaroi se policia do të kryejë një hetim.
Turqia do të zbatojë Marrëveshjen e Klimës, por pa kompromentuar ekonominë e saj
Marrëveshja e Parisit për klimën tanimë është e ratifikuar nga parlamenti i Turqisë, mbi 5 vjet pasi Ankaraja e vuri nënshkrimin e vet nën dokument, njoftojnë agjencitë botërore. Ankaraja do të zbatojë marrëveshjen, nëse ajo nuk cenon të drejtat e saj për zhvillimin ekonomik dhe social. Me ratifikimin, vendi detyrohet të pakësojë emisionet e veta me 21% deri në vitin 2030, njofton Agjencia e Anadollit. Turqia është vendi i fundit nga G-20, e cila e ratifikoi dokumentin përpara konferencës botërore për klimën, të planifikuar për në fund të muajit tetor në qytetin skocez Glasgou.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNES
Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..
Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..
Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i..