Zyra e parë e jashtme e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV) do të hapet në Bullgari ndoshta në Plovdiv. Kjo u njoftua nga Zëvendës Ministri i Bujqësisë Javor Geçev. Veprimtaria e zyrës do të përfshijë krijimin e një vreshti prezantues, një bankë gjenesh me varietetet bullgare të hardhisë, si dhe hardhi tipike për pellgun e Detit të Zi. “Kjo do të rrisë reklamat e verërave bullgare në një klasë shumë më të lartë”, komentoi Geçev.
Një program master në teknologjinë e verës do të hapet në Universitetin e Teknologjisë Ushqimore në Plovdiv nën kujdesin e Organizatës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës, qendra e së cilës është në Paris.
Bullgaria mbetet mbështetëse e palëkundur e përpjekjeve të Ukrainës për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila të garantojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Këtë e deklaroi ministri i jashtëm Georg Georgiev gjatë hapjes së..
Bullgarisë nuk do t’i duhet të shpëtojë shtete të eurozonës që hasin vështirësi. Këtë e deklaroi për BNR Liljana Pavllova, ish-nënkryetare e Bankës Evropiane të Investimeve. “Në marrëveshjet që nënshkruajmë dhe në rregullat që funksionojnë është..
Bullgaria përshëndet përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së dhe presidentit Donald Trump për ndalimin e zjarrit dhe vendosjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, thuhet në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave në Facebook. Kushtet..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..
Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që..
Bullgaria përshëndet përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së dhe presidentit Donald Trump për ndalimin e zjarrit dhe vendosjen e një paqeje të drejtë dhe..