Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Shi mbi të gjithë vendin, i përzier vende-vende me borë

Foto: arkiv

Të premten do të bjerë shi në të gjithë vendin. Në Bullgarinë Qendrore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Temperaturat minimale do të jenë deri në 3 gradë. Në fushat e larta të Bullgarisë Perëndimore në mëngjes shiu do të përzihet me borë. Temperaturat maksimale do të ndryshojnë nga 5 gradë në perëndim deri në 15 në bregdetin e Detit të Zi, për Sofjen deri në 6 gradë.

Mbi bregdetin e Detit të Zi do të jetë me vranësira, me shi dhe me erë mesatare verilindore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 15 gradë në veri deri në 18 gradë në jug. Uji i detit është gjithashtu nga 15 në 18 gradë. Lëvizja e detit është deri në 3 ballë.

Do të bjerë borë në male mbi 1500 metra. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë deri në 6 gradë, në 2000 m rreth 0 gradë. Në vendpushimet malore, termometrat do të arrijnë deri në 2 gradë.

Të shtunën reshjet gradualisht do të ulen, por do të jetë e ftohtë për mesin e tetorit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkalla e papunësisë në Bullgari mbetet e ulët

Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind, krahasuar me 5.2 për qind në gusht. Me ndërmjetësimin e zyrave të punës, 17 mijë persona filluan punë në..

botuar më 25-10-19 10.15.PD

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD