Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përsëri parashikuan një parlament me 6 parti

Foto: exacta.bg

Para fillimit të fushatës për zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe të parakohshme parlamentare më 14 nëntor, dy agjenci publikuan sondazhet e tyre. Sipas sondazheve të financuara nga Qendra për Analizë dhe Marketing dhe Exacta, GERB-SDS udhëheq BSP me më shumë se 8 për qind. BSP dhe partitë “Ka një popull të tillë” dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin” po luftojnë për vendin e dytë, të tretë dhe të katërt me rreth 15 për qind të votave, sipas Exacta.

Sipas Qendrës për Analiza dhe Marketing, BSP është e dyta me 15.8 për qind, e ndjekur nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” me 12.8 për qind dhe “Ka një popull të tillë” me 11.7 për qind. “Bullgaria Demokratike” është e pesta me 10-11 për qind të votave. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë është e vendosur në Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor me mbi 9 për qind të votave.

Qendra për Analizë dhe Marketing parashikon që 49.5 për qind e zgjedhësve të votojnë për Rumen Radev, dhe se një raund i dytë për presidencën ka të ngjarë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD