Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prodhuesit e verës po shijojnë një vit të bekuar me fuçi të rëndë në bodrume

Foto: BGNES

Vera e thatë dhe pranvera me shi u siguruan vreshtarëve një rrush të mirë, i cili së shpejti do të jetë nëpër  fuçi, por njohësit  dhe vlerësuesit e verës do të duhet të presin, sepse në treg ajo do të paraqitet mezi aty gjatë pranverës së vitit të ardhshëm, kurse për varietetet e kuqe do të duhet edhe pak durim.

“Për gëzimin tonë bullgari nuk pushoi së piri verë, pavarësisht nga kriza - ai thjesht iu drejtua niveleve pak më të ulëta të çmimeve. Vara nëpër kuti po shitet shumë shpejt”- thotë Jordan Çorbaxhijski, kryetar i Dhomës Kombëtare të Vreshtave dhe të Verës:


“Ka një pakësim të shitjeve në klasat më të larta të çmimeve midis 15 dhe 25 leva (7-13) euro, por shpresoj me kalimin e pandemisë kjo të normalizohet dhe këto verë të mbeten në tavolinë. Sipas vërejtjeve tona tani për tani më e kërkuar është klasa e mesme e verës, me çmimin nga 10 leva (5 euro). Vjelja e rrushit për verë është një art i tërë - vazhdon  Jordan Çorbaxhijski. - Tek ne ka agronomë të përsosur si dhe teknologë në këtë degë. Tani ata janë në fushë, ndjekin rrushin për ëmbëlsi dhe kur thonë se, është gati për tu vjelë, atëherë hyhet dhe mblidhet rendimenti. Në sajë të specialistëve tanë teknologë, Bullgaria bën disa nga verërat më të mira në botë.”


Nga organizata profesionale e prodhuesve të verës shpresojnë që kriza e vitit të kaluar të mos përsëritet, kur një pjesë jo e vogël nga kantinat kishin 80-90% ulje në shitjet. Ata furnizojnë restorante dhe hotele, kurse pikërisht në këtë sektor puna ngeci për shkak të masave anti-covid. Prognozojnë se viti 2021 do të jetë kritik për biznesin.


“Shpresoj të mos ketë një mbyllje të re dhe po kështu do të doja që bullgari të piqet dhe të fillojë të vaksinohet në masë, që të mund të kthehemi drejt jetës normale. Sa më shpejt që të ndodh kjo, aq më mirë, sepse ekonomia duhet të punojë dhe të ketë punë për të gjithë. Është e palejueshme që të mbeten akoma njerëz pa punë dhe kjo gjatë një inflacioni kaq të lartë. Rrushi sivjet është më i shtrenjtë me 30% nga ai i vjetshmi dhe kjo do të ndikojë mbi verërat dhe pijet alkoolike. Më shqetësuese është ajo e cila po ndodh me çmimin e energjisë elektrike, me gazin, sepse  rritja e çmimit të energjisë është e trefishtë dhe secili prodhues duhet të llogarisë çmimin në mënyrë që të mos falimentojë ”.


Çmimi i rrushit rritet, pavarësisht nga rendimentet e larta të sivjetshme. “Rendimenti i rrushit sivjet është më i mirë nga çdo një vit tjetër deri tani. Marrim nga 600 deri më 900 kilogramë prej hektar, në varësi nga varieteti i rrushit”, pohon teknologu i kantinës në fshatin Gjeneral Kantarxhievo -  Tihomir Trifonov përpara BNR-Varna. Ai sqaron se megjithëse me një rendiment shumë  të mirë, një kantinë e re si kjo e tyrja, vështirë mund të imponohet në tregun konkurrues të verës. Sipas Tihomir Trifonovit, i tillë është bilanci i pjesës më të madhe të kantinave të vogla në Bullgari, të cilat risin të mbjella personale të vreshtave dhe me shumë punë dhe vëmendje bëjnë verë me një shije të mirë dhe cilësi të lartë. Kurse si një ripohim të vlerësimit të shkëlqyer, të cilin e marrin prodhuesit e verës vendas nga ekspertët në një përpjesëtim botëror erdhi dhe lajmi se, Bullgaria do të jetë shteti i parë, në të cilin do të hapet një zyrë e jashtme e Organizatës Ndërkombëtare e Vreshtarisë dhe të Verës (OIV).

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, BNR-Varna



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sipas Komisionit Evropian 3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë në vitin 2024

3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë për vitin 2024 dhe 2.6 për qind për vitin 2025, sipas të dhënave të parashikimit pranveror ekonomik i Komisionit Evropian për këtë vit. Tendenca rënëse e çmimeve të jashtme pritet të frenojë..

botuar më 24-05-15 3.56.MD
Godina e BNB-së

Banka Kombëtare Bullgare raportoi një rritje të PBB-së në fillim të vitit

Në tremujorin e parë të vitit 2024, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real i vendit po rritet me një ritëm të përshpejtuar, gjë që është një parakusht për një dinamikë të ngjashme vjetore, thuhet në buletinin ekonomik të Bankës Kombëtare Bullgare..

botuar më 24-05-14 9.51.PD

Pothuajse gjysma e bullgarëve janë skeptikë për vënien e euros në qarkullim

47 për qind e bullgarëve nuk janë dakord me deklaratën se hyrja e Bullgarisë në Eurozonë do të nxisë ekonominë bullgare dhe do të rrisë standardin e tyre të jetesës. Këtë e tregon një sondazh kombëtar i Agjencisë Market Links. Ai u zhvillua mes 1007..

botuar më 24-05-12 7.10.PD