Ne kemi siguruar tregun bullgar dhe nuk do të lejojmë mungesë. Të gjitha kërkesat e klientëve tanë janë të garantuara, tha Nikollaj Pavlolv, drejtor ekzekutiv i “Bullgargaz”, për bTV.
“Ne shohim një gjendje të jashtëzakonshme në Evropë. Mbi 40 për qind e energjisë elektrike në BE prodhohet nga gazi natyror dhe ky çmim i lartë u importua në Bullgari. Në vendin tonë, shumë pak energji elektrike prodhohet nga gazi”, shpjegoi Pavllov.
Një problem tjetër, sipas Pavllov, është se objektet e magazinimit të gazit në Evropë nuk janë të plota dhe çmimi është rritur më shumë se 24 herë në vit. “Por ne po përmbushim planin tonë të grumbullimit, madje po pompojmë sasi më të mëdha në krahasim me vitin 2020”, tha drejtori ekzekutiv i “Bullgargaz”.
Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës sociale Borisllav Gucanov dhe kujtoi se tatimet nuk janë ndryshuar, pensionet po rriten sipas..
Presidenti i Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Ramos-Horta, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Kjo është vizita e parë dypalëshe që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Timorit Lindor në vitin 2003...
Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill Terziev. “Shpëto Sofjen" po largohet edhe nga koalicioni me “Po e vazhdojmë ndryshimin – “Bullgaria..
Djali i presidentit amerikan - Donald Trump Jr. dhe Gila Gamliel, Ministre e Shkencës dhe Teknologjisë e Izraelit, do të marrin pjesë në një forum..
Ushtria izraelite (IDF) pranoi se qëlloi një objekt të OKB-së në pjesën qendrore të Gazës, ku u vra një punonjës i OKB-së, njoftoi BTA. Deri më tani IDF..
Një protestë me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev dhe anulimin e idesë së Ministrisë së Arsimit për mësim të detyrueshëm të..