Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kostadin Mihajllov për albumin e tij të ri

Foto: arkiv personal

Këngëtari i ri popullor Kostadin Mihajllov, i njohur me punën e tij kërkuese, incizoi albumin e tij të dytë me vete. Në të prezantohen 16 kryevepra folklorike të realizuara prej tij në krahinën e tij të lindjes malin Stranxha, dhe më saktë në fshatrat Brodillovo, Gramatikovo, Stillovo, Bëllgari. “Ndër njerëzit që ma lanë trashëgimi këngët e tyre janë disa nga interpretuesit më të mirë të malit Stranxha. Për shembull Petko Nançev nga Gramtikovo – pjesëmarrësi më i vogël i tubimit të parë kombëtar në vitin 1960. Prej tij mësoj shumë këngë autentike popullore” – thotë Kostadin.

“Albumi mban emrin “O moj Zllatke, mollë e artë” – vazhdon interpretuesi. – I kushtova këngëtares popullore Zllatka Stavreva në shenje mirënjohjeje për gjithçka që ajo bëri për mua. Nëse ajo nuk do të shfaqej në fëmijërinë time, jeta ime do të kishte dalë ndryshe. Incizimet i bëra në shoqërim të gajdes, tamburasë, fyellit, daulles. Kolegë të rinj luajnë. Ata takohen për herë të parë, por shpresoj se do të vazhdojnë të punojnë së bashku si një orkestër. I kushtoj gjithashtu një libër biografik Zllatkës. Ajo që adhuroj më shumë për të janë aftësitë e saj organizative dhe talenti i saj për edukimin e fëmijëve. Midis nxënësve të saj ka të diplomuar në shkollat ​​muzikore, Akademinë në Plovdiv, këngëtarë popullorë të realizuar.”

O moj Zllatke, mollë e artë

Kostadin mbaroi Shkollën e Mesme  “Dobri Çintullov” – e vetmja në Bullgarinë Juglindore në të cilën mësohet folklori muzikor. U diplomua në Universitetin e Shkencave të Bibliotekës dhe Teknologjive të Informacionit, specialitetin trashëgimi kulturor-historike. Aktualisht punon si kurator në Muzeun Historik “Aleksandër Foll” në qytetin Mallko Tërnovo.

Nëna e Erinkës

“Kjo është puna më e mirë sepse disponoj kohë për të përpunuar të gjithë atë që kam mbledhur deri më tani. Dhe nuk është aspak e vogël - qindra këngë nga 186 të moshuar, të cilat i kam vizituar në shtëpitë e tyre në rajonin Stranxha. Ata më treguan për jetën e tyre, ne qanim dhe qeshnim së bashku, këndonim së bashku. E gjithë kjo më formoi si një person që respekton fort traditat e rajonit të malit Stranxha. Nuk e di nëse ka ndonjë fshat në të cilin nuk kam qenë në 15 vitet e fundit. Unë madje u pranova në bashkësitë etnografike rupci, zagorci dhe tronki. Rupci është grupi më i madh ( popullojnë vendbanimet nga Mallko Tërnovo deri në Rezovo, gjerë në Jasna Poljana). 

Stojan ra në dashuri me Kalinka

Bashkësia etnografike zagorci janë grupi më i vogël (Ravna Gora, Rosen dhe disa fshatra të tjerë). Bashkësia etnografike tronki popullon komunën Sredec - rajoni Grudovo (fshatrat Bogdanovo, Momina Cërkva, Trakijci, Fakija, etj.). Këto grupe ndryshojnë në dialekt, kostume, folklor muzikor. Më pëlqyen këngët, më pëlqyen historitë që tregojnë personazhet e tyre. Ëndrra ime është të botoj një koleksion dhe pas çdo kënge të tregoj historinë e saj, të interpretoj kuptimin, të shpjegoj veçoritë dialektore. Kam një dëshirë të madhe për të vazhduar këtë kërkim interesant, jam ende i ri, jam duke udhëtuar vazhdimisht nëpër zonën tonë dhe jam shumë i lumtur për të gjithë ata që më mirëpresin dhe ndajnë njohuritë dhe kujtimet.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD
Dimka Vlladimirova

Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne

Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...

botuar më 24-07-12 3.36.MD