Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shijoni Bullgarinë për ta njohur dhe dashuruar!

Foto: Slowtours.bg

Tek ne turizmi fshatar po merr një vrull rreth pandemisë dhe po ecën dorë për dorë me turnetë kulinarike ose të ashtuquajturat turne “gastro” në kombinim me turne dhe udhëtime të ngadalta. Çdo një zonë e veçantë ka ushqimet e veta tipike si dhe gjellët e veta, recetat e të cilave jepen nga nëna vajzës. Shpesh herë përgatitja e tyre është e lidhur me njëfarë simbolike ose traditë vendase. “Udhëtimet kulinarike i ndihmojnë njerëzit ta njohin më mirë vendin tonë, duke parë dhe duke shijuar çdo një skaj të tij dhe duke afruar bukuritë e saj jo vetëm me zemër, por dhe me qiellzën” - pohon Ekaterina Terzieva, krijuese e platformës së njohur për një turizëm gastronomik dhe të verës. “Njerëzit kërkojnë diçka të ndryshme, jo thjesht një vizitë gjeografike, por një përjetim” - është kategorike Ekaterina. Ajo pohon se në grupet e saj gjithmonë ka dhe të huaj, prandaj bisedat janë në gjuhën bullgare dhe në gjuhën angleze.

Por, cilët janë rajonet më interesante nga pikëpamja e kulinarisë në Bullgari? Përgjigja e plotë e kësaj pyetjeje do të na marrë ditë të tëra. “Të marrim për shembull Veriperëndimin bullgar - ai propozon gjellët e veçanta të popullsisë vendase torllacite, mes të cilave dallohet i ashtuquajturi bell muzh. Përgatitet prej djathë deleje, lope ose dhie të pakripur, skuqet  dhe i shtohet miell”. Por çfarë të themi për Rodopet Lindore?


“Në turneun tonë turistik nëpër rrugën e susamit dhe tahinit në Rodopet Lindore takohemi me prodhues trashëgues të tahinit dhe provojmë gatime tradicionale të krahinës. Mes tyre janë dositievskite kartallci - një lloj byreku , i cili përgatitet me djathë dhe susam dhe piqet në saç. Ose pelevunska maslenica - byrek me shumë gjalpë dhe me shumë susam. Provojmë dhe shijojmë verë elitare nga rajoni,” thotë Ekaterina Terzieva.

Ndërsa enden nëpër sekretet e Stranxhës, turistët provojnë gjyshin famshëm të Stranxhës - sallam i shtypur i thatë i përgatitur prej mish derri të bërë copa-copa, dhe erëza natyrale, si dhe byrek i ashtuquajtur - zellnik. Ai përgatitet me lloje të ndryshme të perimeve me gjethe jeshile - thartirë, spinaq dhe kërcell të panxharit të kuq mësojmë nga Ekaterina Terzieva. Stranxha është e njohur akoma me mjaltin e vet prej mani, i cili është me një emërtim të regjistruar të mbrojtur për prejardhje në bazë të skemave për cilësi të Bashkimit Evropian. Por, një interes më të madh shkaktojnë gjellët ekzotike, të cilat gërshetojnë  në bazë të një mënyre jo tradicionale shijet dhe aromat e natyrës bullgare.

“Disa nga gjellët më ekzotike të cilat i kam hasur janë në rajonin e malit kufitar Bellasica (në Bullgarinë Jugperëndimore), ku rriten pyjet më të vjetra të gështenjës në Bullgari, nja 300 - 500 vjet - tregon Ekaterina Terzieva.- Aty u ndesha për herë të parë me të ashtuquajturin rëkarnik - përgatitet me oriz dhe karavidhe, të cilat vendasit i mbledhin në luginat e lumenjve. Një gjellë tjetër interesante është një jahni, e cila quhet loone. Ajo përgatitet me gjethet më të vogla e të freskëta të kungullit. Sarmatë në këtë krahinë, mbështillen jo me gjethet e njohura prej  rrushi ose prej lakre, por me gjethet e një bime, e cila quhet butima ose vinoboj. Në të kaluarën degëzat e zeza në periudhën e vjeshtës janë përdorur për të ngjyrosur verën Pamid” - sqaron Ekaterina Terzieva.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Slowtours.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD