“Askush nuk është më i madh se buka” thotë një proverb e vjetër bullgare, kurse gjatë këtyre ditëve morëm vesh se kjo mençuri zbatohet me forcë të plotë për zotërinjtë e kontinentit të akullt – shkencëtarët e Antarktidës. Në tregun e librave doli botimi unik dygjuhësor “Kuzhina Antarktike”, në gjuhën bullgare dhe angleze. Autorë janë studiuesi polar dhe drejtor i Institutit Antarktik Bullgar profesor Hristo Pimpirev, Havier Kaço - një shkrimtar spanjoll, shkencëtar dhe drejtues i bazës polare spanjolle “Huan Karlos I” dhe gazetarja dhe fotografe Iglika Trifonova.
Përmes prizmit të traditës kulinare, e cila e ka zanafillën e vet që përpara më shumë se një shekulli, botimi ofron dhe një informatë kureshtare për vet kontinentin dhe jetën e shkencëtarëve polarë aty, për vështirësitë dhe rreziqet, të cilat ata i hasin. Mbi 60 receta prej 29 kuzhinierëve polarë nga e gjithë bota, të shoqëruar prej fotografive në një mjedis autentik, e drejtojnë imagjinatën e lexuesit drejt atmosferës së njërës prej vendeve më të egra në planet.
Ideja për librin i lind Iglika Trifonovës përpara më shumë se dy vjetëve, gjatë kohës së një mbledhjeje të Bordit Polar Evropian, kur ka dëgjuar drejtuesit e dy programeve polare të bisedojnë se çfarë gatuajnë në bazat e veta. Kështu ka konstatuar vet ata nuk dinë se çfarë rastis në “shtëpinë” e kolegëve të tyre, dhe ka vendosur, se do të jetë shumë interesante të bëhet një pamje e përgjithshme e jetës në Antarktidë. Sepse solidariteti dhe përkrahja janë me një rëndësi kyçe për suksesin e misioneve shkencore të të gjithë popujve. “Emri i profesorit Pimpirev hapi derë drejt sekreteve profesionale. Meqenëse që të gjithë e njohin dhe sillen me një besim dhe respekt, na dërguan me përzemërsi që të gjithë informacionin e vet”- tregon Iglika.
“Ky libër është diçka, e cila nuk është bërë deri tani, madje dhe në një përpjesëtim botëror, sepse heronjtë kryesor në të nuk janë shkencëtarët, por kuzhinierët - njerëzit, të cilët zakonisht janë të fshehur në kuzhinë dhe asnjë nuk iu kushton vëmendje, por ata janë jashtëzakonisht të rëndësishëm. Në librin tonë ka një pjesë të parë historike, në të cilën fare qartazi duket se, pa kuzhinierët në Antarktidë shkencëtarët nuk kanë pasur sesi të mbijetojnë. Kuzhinierët tregojnë në libër gjëra shumë interesante, japin receta kureshtare të gjellëve më të njohura nga çdo një bazë. Një pjesë prej tyre janë mjaft ekstravagante për lexuesin në masë, si për shembull kuzhina molekulare. Në bazën bullgare nuk është kaq mirë e njohur metoda, por në bazën polake gatuajnë në këtë mënyrë. Sot në misionet ka kuzhinierë, të cilët kanë punuar nëpër restorante me Yjet Michelin, ka kuzhinierë ushtarakë dhe kuptohet shkencëtarë, të cilët e kanë kryer këtë funksion”- tregon gazetarja.
Iglika Trifonova zbulon se, në bazën bullgare për shembull gatuhet me ujë akullnajor, kurse ëmbëlsira më e preferuar mes eksploruesve polarë del se është tiramisuja.
Drejtuesi i eksploruesve polarë bullgarë profesori Hristo Pimpirev rikujton se, pas 20 vjetëve dhe përgjithësisht 15 ekspeditave polare, rolin e kuzhinierit në bazën bullgare “Shën Kliment Ohridski” e ka kryer gjeologu Nikolla Petkov. “Ushqimi është i rëndësishëm, sepse paraqitet si një nga kënaqësitë e pakta, të cilat i kemi në kontinent”- thekson profesori dhe me shaka shton se, gjatë tre vjetëve të fundit dhe bullgarët janë bërë si kombet e tjera dhe disponojnë me një kuzhinierë profesionalist - Uljana Jarkova.
Historia e studimeve të Antarktidës del se është e lidhur në mënyrë të pandarë me historinë për traditat kulinarike në kontinent.
“Eksploruesit e parë polar që hodhën këmbë në kontinent në fund të shekullit të 19 kanë konsumuan ushqim të konservuar - tregon shkencëtari spanjoll Havier Kaço, bashkautor i librit. Akoma gjatë javës së dytë nga mbërritja e tyre, kanë kuptuar se kështu nuk do të rezistojnë muaj të tërë dhe është dashur të fillojnë të gatuajnë vet ushqimin e tyre në vend. Atëherë kanë filluar të marrin në misionet e veta dhe një kuzhinier të mirë. Kjo është koha, në të cilën fillojnë të përdorin për ushqim dhe kafshët, të cilët jetojnë në kontinent. Kjo gjë tani kategorikisht nuk bëhet. Havier Kaço ka qenë shumë herë në Bullgari, por vizita e tij e parë ka qenë pikërisht në bazën tonë polare “Shën Kliment Ohridski”, kurse nga kuzhina bullgare ushqimi i tij i preferuar është byreku, të cilin e lidh me pritjen e Vitit të Ri në kontinentin e Akullt.
“Duhet të pohoj se për mua momentet e kaluara në bazën bullgare, rreth tavolinës, në biseda të këndshme dhe këngë janë disa nga më të mirat, të cilat i kam përjetuar në të gjithë jetën time”- thotë shkencëtari spanjoll. “Kur viziton bazat e ndryshme polare, ti thjesht gjendesh në shtetin përkatës, sepse që të gjithë i përmbahemi kuzhinës vendase, asaj që na afron me shtëpinë”- tregon për Radion Kombëtare Bullgare profesori Pimpirev.
Përpiloi: Vesella Krësteva /në bazë të intervistave të programeve “Hristo Botev” dhe Radio Sofja të BNR-së/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook/BulgarianAntarcticInstitute, Iglika Trifonova, BGNES
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..