Ne vuajmë sepse nivelet e vaksinimit janë katastrofike. Qëllimi kryesor i masave të reja kundër epidemisë është që të mos lejojmë që spitalet të gjenden në një situatë në të cilën të mos mund të pranojnë më shumë pacientë. Çdo person i shtatë i shtruar në spital me koronavirus vdes. Këtë e tha Ministri i Shëndetësisë Stojço Kacarov për bTV.
Certifikata e gjelbër është një mundësi për njerëzit që të punojnë. Do të jetë e mundur të shkoni kudo me këtë dokument, tha Kacarov.
Ata që nuk kanë një certifikatë të gjelbër do të bëjnë teste në hyrje të restoranteve, palestrave, kinemave, teatrove, ato do të jenë falas për njerëzit, tha për BNR Aleksandër Zllatanov, Zëvendës Ministër i Shëndetësisë.
Mësuesit do të kenë 15 ditë kohë për t'u vaksinuar. Më 25 tetor do të vendoset nëse studentët në Sofje do të kalojnë në mësimin në distancë, shpjegoi Zllatanov.Kërkesat për njohjen e arsimit të lartë të përfituar jashtë vendit janë dyfishuar. Këtë e njoftoi Vanja Grashkina-Minçeva, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kombëtare për Informacion dhe Dokumentacion (NACID), gjatë një seance të komisionit..
Banka Popullore Bullgare raporton një rritje të mprehtë të depozitave të reja të familjeve. Veçanërisht i theksuar është rritja e depozitave në euro. Vetëm për një muaj janë depozituar në llogari me afat shuma me vlerë 334 milionë leva (mbi 161 milionë..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona nga veriperëndimi drejt juglindjes do të ketë reshje shiu. Reshje më të shumta dhe më të..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..