4522 persona u infektuan rishtazi me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 18 për qind e 25 040 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. 85.60 për qind e pacientëve të sapo diagnostikuar nuk janë vaksinuar. Krahasuar me të mërkurën, numri i të infektuarve u ul me 435 persona, dhe përqindja e rasteve të reja me 4.3 për qind.
Numri i pacientëve të regjistruar aktiv është rritur me 445 në 68 776. Në spital u shtruan 6494 pacientë. Prej tyre 567 janë në repartet e terapisë intensive. 86.83 për qind e atyre të pranuar në spitale nuk janë vaksinuar. 970 persona u shëruan.
107 persona me Covid të konfirmuar vdiqën në 24 orët e fundit. 93.46 për qind e tyre nuk ishin të vaksinuar.
Të mërkurën u dhanë 13 484 vaksina. Njerëzit me imunizime të përfunduara i kaluan 1 400 000.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..