Muzeu Historik Rajonal i Sofjes, i vendosur në ndërtesën e banjës së dikurshme qendrore të kryeqytetit, ofron një mundësi të re - një vizitë virtuale të ekspozitës së vet të përhershme.
Ajo është e shpërndarë në 8 salla, të cilat ndjekin zhvillimin e qytetit nga mijëvjeçari i 6 përpara lindjes së Krishtit dhe deri në mesin e shekullit të 20. Aksesi në të tanimë është i mundur në hapësirën virtuale, ku vizituesi mund të ndjekë vijën kronologjike ose të shkojë në një sallë konkrete e cila e intereson.
Mes artefakteve janë gërmime arkeologjike, mbishkrime murale, ikona dhe kupa liturgjike nga manastiret e Sofjes, karroca dasmore dhe tavolina e shkrimit të princit Ferdinand, një automobil Mercedes nga viti 1905. Shëtitja virtuale është e realizuar përmes teknologjisë 3D xhirim me kamera. Për disa nga eksponatet më emblematike ekziston dhe një informacion konkret.
Redaktore: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Libri "Historia e bullgarëve në Târgoviște" synon të afirmojë identitetin e komunitetit bullgar në qytetin rumun Târgoviște (Targovishte) dhe të tregojë për zhvillimin e tij socio-ekonomik dhe kulturor. Këtë e deklaroi Lucia Costache, një nga..
Transmetimi i parë i spektaklit "Tingull dhe Dritë" në kështjellën Carevec në Veliko Tërnovo u zhvillua në vitin 1985. Rasti ishte 800-vjetori i kryengritjes së Petër dhe Asen , e cila çoi në rivendosjen e shtetit bullgar pas dy shekujsh..
Për herë të parë në 40-vjetorin e shfaqjes audio-vizuale “Çarevgrad Tërnovo – Tingull dhe Dritë” në kodrën Çarevec në qytetin Veliko Tërnovo , do të shfaqen të dy versionet e saj në të njëjtën ditë, njoftuan nga zyra e shtypit e administratës..