Në fund të verës numri i fjetjeve në vendet për një akomodim afatshkurtër në rajonin e Stara Zagorës janë rritur gati me 30%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Këtë e tregojnë të dhënat e Byrosë Territoriale të statistikës - Juglindje, sipas të cilëve gjatë muajit gusht 2021, në rrethin e Stara Zagorës kanë punuar 62 vende për strehim me mbi 10 shtretër (hotele, motele, shtëpi pushimi e tjera).
Qendra rajonale e Stara Zagorës, e njohur akoma dhe si qyteti i pemëve të blirit dhe i rrugëve të drejta, ka shumë për t’u treguar miqve të vet.
Mes kureshtjeve më të vizituara janë Forumi i qytetit antik romak Avgusta Trajana, ndërtimi aktual i të cilit ishte në kohën e Perandorit Mark Avrelij (161-180), parku “Badeçka” në të cilin rritet një rrap 500 vjeçar, Muzeu i Feve, i cili është i vendosur në godinën e vetme të shpëtuar dhe krejtësisht të ruajtur në Stara Zagora gjatë kohës së Luftës Çlirimtare Ruso-Turke - Eski Xhamia e shumë të tjera.
Redaktore: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..