Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania nominoi një veteran nga Iraku dhe Afganistani për kryeministër

Presidenti rumun Klaus Johanis propozoi gjeneralin në pension Nikollae Çuka kryeministër të Rumanisë, transmetoi “Routers”. Kandidatura e re është një provë e presidentit për t’i dhënë fund krizës politike që kapi vendin pas rrëzimit të qeverisë së Fllorin Këcu në fillim të tetorit. Gjatë javës kandidati i mëparshëm për postin e Këcus, Daçian Çollosh, humbi votën e besimit në parlament. Kjo e përforcoi rrezikun nga pamundësia e rimëkëmbjes ekonomike të vendit në kushtet e rritjes së ndjeshme të çmimeve të energjisë, si dhe nga  thellimi i krizës shëndetësore - për shkak të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë jashtëzakonisht të larta nga Covid-19. Për shkak të krizës Rumania tashmë aktivizoi mekanizmin e mbrojtjes civile të BE-së.
54-vjeçari Çuka aktualisht është Ministër i Mbrojtjes i Rumanisë. Ai ka shërbyer në fushatat e udhëhequra nga SHBA në Irak dhe Afganistan. Ai ka 10 ditë kohë për të formuar qeverinë e re, e cila do të përballet edhe me një votë mosbesimi në parlament.

Erdogani kërcënoi se do të dëbojë ambasadorët e 10 shteteve

Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan kërcënoi të dëbojë ambasadorët e SHBA-së, Gjermanisë, Kanadasë, Danimarkës, Finlandës, Francës, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë dhe Suedisë, të cilët dënuan ndalimin e liderit të shoqërisë civile, transmetoi AFP. Filantropi dhe aktivist 64 vjeçar i linduri në Paris Osman Kavala, , është në burg pa dënim që nga viti 2017. Ambasadorët nga 10 vendet lëshuan një deklaratë të përbashkët duke thënë se ndalimi i tij pas hekurave “hedh një hije” mbi Turqinë dhe bënë thirrje për një “zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes”. Një seri akuzash në ndryshim janë të ngritur kundër Kavallës në lidhje me protestat antiqeveritare në 2013 dhe grushtin e shtetit të dështuar ushtarak në 2016.

Shqipëria do të forcojë kontrollin e territorit të saj me satelitë

Vitin e ardhshëm Shqipëria do të dërgojë në orbitë dy satelitë: në mars – “Albania 1” dhe në qershor – “Albania 2”. Këtë e shpalli në një seancë parlamentare Kryeministri Edi Rama. “Shqipëria do t’i ketë satelitë dhe do t’i ketë shpejtë  e po ashtu edhe dronët inteligjentë për të rritur kapacitetet e kontrollit të territorit”, theksoi Rama. Sipas tij teknologjitë e reja “do të jetë në përdorim për çështje që kanë të bëjnë  me punët civile të vendit dhe luftën kundër krimit të organizuar, jo për çështje të ofensivave ushtarake. Do kemi një kontroll të plotë dhe mbi mjedisin për të identifikuar çdo lloj cenimi të mjedisit”, shpjegoi Rama. Në se kjo do të realizohet pritet që Shqipëria të jetë shteti i parë në Ballkanin Perëndimor i cili dërgoi satelitë në orbitë.

Shkencëtarë dëshirojnë që integrimi evropian i Serbisë të lidhet me njohjen e gjuhës kroate

Akademia Kroate e Shkencave dhe e Arteve i propozoi qeverisë që si një nga kushtet për aderimin e Serbisë me BE, t’i kërkojë qeverisë së Beogradit “të njohë publikisht dhe pa mëdyshje kroatishten” si një gjuhë e veçantë dhe e pavarur dhe një nga gjuhët zyrtare të BE-së njoftoi agjencia kroate Hina, e cituar nga BGNES. Në deklaratë theksohet se “organet kulturore dhe shoqërore të Serbisë, si dhe institucionet e financuara nga buxheti i saj, vite me radhë mohojnë ekzistencën e gjuhës kroate dhe historinë e saj dhe përvetësojnë trashëgiminë letrare kroate”. Në fillim të këtij muaji, edhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç pyeti presidentin serb Aleksandër Vuçiç se pse tekstet shkollore serbe mohojnë ekzistencën e gjuhës kroate dhe kërkoi që kjo çështje të zgjidhet.

Sindikatat në Qipro kërkojnë masa urgjente kundër shtrenjtimit të mallrave ushqimore

Sindikatat në Qipro u bëjnë thirrje pushtetarëve për veprime urgjente në sfondin e shtrenjtimit dhe pritjeve për rritjen me afro 20 për qind të mallrave kryesore ushqimore -  qumështi dhe bulmetrat, mielli, buka, mishi dhe vezët, dhe një kulm i çmimeve në Krishtlindje, transmetoi korrespondentja e BNR-së në Nikozi Branisllava Bobanac. Vala e parë e shtrenjtimit me 5 për qind tashmë është fakt, theksojnë ekspertë të sindikatave.  Rritja e konsiderueshme e pritur do të jetë për shkak të tendencave globale për  rritjen e kostos së foragjerëve, drithërave, karburantit dhe transportit, të cilat ndikojnë gjithashtu në ishull. Qeveria është e shqetësuar për rritjen e çmimeve dhe rreziqet për ekonominë që mund të lindin prej saj, komentoi situatën Ministri i Financave Konstantinos Petridis. Megjithatë, ai theksoi se inflacioni nuk ka arritur ende nivelet e mëparshme dhe aktualisht konsiderohet një “dukuri e përkohshme”.

Përpilues: Mglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES


Më shumë nga rubrika

Presidenti bëri thirrje për përfundimin e shpejtë të terminalit të Aleksandropulis

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një takim pune me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Në Athinë ata diskutuan aktivizimin urgjent të punës për projektet strategjike dypalëshe. Në një konferencë për mediat Radev shpjegoi se një projekt i tillë..

botuar më 24-07-03 11.35.PD
Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme po përgatitet të dorëzojë pushtetin dhe raportoi aktivitetet e saj

Qeveria e përkohshme e përmbushi me sukses detyrën e saj kryesore – organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian. Të gjitha aktivitetet janë kryer në mënyrë transparente dhe me kohë, njoftoi..

botuar më 24-07-02 11.19.PD
Ali Ahmeti

Maqedonia e Veriut mund të bëhet shtet me dy popuj me shtetësi bullgare dhe shqiptare

Maqedonia e Veriut nuk ka politika të qëndrueshme ndaj fqinjëve të saj, tha Ali Ahmeti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton BTA. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, theksoi, se..

botuar më 24-07-01 5.04.MD