Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit kanë konstatuar se në rajonin e Sofjes fermave u mungojnë dy të tretat e kafshëve për të cilat kanë aplikuar për subvencione evropiane, domethënë këto janë vetëm kafshë virtuale, që në fakt nuk ekzistojnë.
Në një intervistë për BNR, Simeon Karakolev, bashkëkryetar i Shoqatës Kombëtare të Mbarështimit të Deleve dhe Dhive, tha se që prej vitesh organizata e tij u dërgon sinjale institucioneve bujqësore për problemin në fjalë, por nuk merren masa.
Sipas tij, pas neglizhimit të problemit qëndrojnë interesa të forta ekonomike.
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..
Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..