Brandi i vendeve nga rajoni i Detit të Zi "Kuzhina e Detit të Zi" do të organizojë festivale sezonale kulinare dhe një seminar për biznesin lokal për të promovuar projektin për Detin e Zi si një destinacion për turizmin gastronomik. Ideja mbështetet edhe nga Bashkia e Burgasit.
Projekti ka përzgjedhur tashmë 50 pjata rajonale. Ideja është që ato të aplikohen lehtësisht në restorantet bregdetare, si dhe 5-7 pjata të bëhen fytyra e markës. Burgas do të jetë një nga dy kryeqytetet gastronomike sipas projektit në vitin 2022. Tjetri do të jetë një qytet në Bregun Lindor, Anapa në Rusi ose Batumi në Gjeorgji, transmetoi BNR Burgas.
Ambicia është të organizohen 4 festivale në vit – të kuzhinës së Detit të Zi të pranverës, verës, vjeshtës dhe dimrit.Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..