Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radosllav Rosenov dhe Uiljam Çollov janë kampionët evropianë të boksit

Uiljam Çollov
Foto: Arkiv

Kombëtarja bullgare fitoi dy medalje ari dhe dy bronzi në Kampionatin Evropian të Boksit për të rinj në Budva të Malit të Zi.

Në krye të shkallës së nderit u ngjitën Radosllav Rosenov në kategorinë deri në 60 kg dhe Uiljam Çollov deri në 75 kg. Daniell Kirillov deri në 57 kg dhe Kirill Borisov në kategorinë më të rëndë +92 kg fituan bronz.

Kampionati përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme për boksierët e rinj bullgarë. Por Rosenov fitoi titullin pasi gjyqtarët fillimisht e dëmtuan në ndeshjen me Aleksej Shendrik. Rezultati i ndeshjes ishte në favor të rusit, por selia vendase paraqiti një kontestim, i cili u respektua dhe ndryshoi zhvillimin e ndeshjes.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aleksandër Dimitrov

Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar të futbollit

Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..

botuar më 25-09-24 1.30.MD

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit

Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..

botuar më 25-09-23 5.55.PD

Bullgaria do të luajë në çerekfinale të Kampionatit Botëror të Volejbollit

Kombëtarja e Bullgarisë në volejboll për meshkuj u kualifikua për në çerekfinalet e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi mundi Portugalinë me rezultatin 3:0 (25:19, 25:23, 25:13). Ky është një arritje historike, pasi për herë të..

botuar më 25-09-22 2.57.MD