Më shumë se 360 000 bashkatdhetarë tanë jetojnë në Gjermani. Edhe pse i përafërt, ky numër tregon qartë se Gjermania është një nga vendet më të preferuara që strehon bullgarët dhe u jep atyre mundësinë për të filluar një jetë të re. Sigurisht, çmimi që paguan çdo emigrant është i ndryshëm. Për disa përshtatja është më e shpejtë dhe pa dhimbje, për disa të tjerë adaptimi është i vështirë dhe ata preferojnë të kthehen në vendin tonë. Veselin Georgiev dhe Daniella Dimova janë nga ata të llojit të parë të përmendur. Ata kanë lindur dhe janë rritur në kryeqytetin detar të Bullgarisë - Varna, dhe pas mbarimit të shkollës kanë shkuar në Gjermani. Veselin e bëri këtë në vitin 2010, me shpresën se do të arrijë të zhvillojë karrierën e futbollistit në një klub gjerman, ndërsa Daniella e ndoqi atë, sipas fjalëve të saj - nga dashuria, 7 vjet më vonë.
“Ne nuk kemi ardhur në shtëpi prej 2 vitesh për shkak të koronavirusit dhe për shkak të angazhimeve të tjera të ndryshme. Zakonisht kthehemi të paktën një herë në vit dhe i kalojmë pushimet në shtëpi. Ajo që na mungon janë familjet, të afërmit dhe miqtë tanë”, tha Veselin në një intervistë për Radio Bullgarinë dhe Daniella shtoi:
"Në fakt, këtu na mungon jeta, sepse nuk mund të ndihesh njësoj si kur të jesh në atdhe, në shtëpi."
Veselin dhe Daniella janë vendosur në Dyseldorf dhe nuk e kanë humbur lidhjen me vendlindjen, sepse përveç të afërmve të tyre, me të cilët komunikojnë çdo ditë online, ata janë në kontakt të përditshëm edhe me bullgarë të tjerë në vendin e punës. Ky është restoranti i tyre, i cili u ofron vizitorëve të tij një shumëllojshmëri të gjellëve gjermane dhe bullgare.
“E hapëm restorantin tonë para rreth 3 muajsh dhe tashmë po flitet se në Dyseldorf ka një restorant bullgar. Në qytet dhe rrethinat e tij të paktën 30-40 kilometra larg nuk ka vend tjetër ku ofrohet kuzhinë bullgare. Gjatë 35 viteve të fundit restoranti ka ofruar kuzhinë kroate, përsëri me gjellë ballkanike. Kështu qe qebapët dhe qoftet po vazhdojnë të jenë ndër gatimet më të porositura. Përveç tyre, ne ofrojmë kavërma dhe “pulë julienne”, të cilat gjithashtu priten mirë. Po porositen gjithashtu saçet që pëlqehen shumë në Bullgari. /enë balte në të cilën përgatiten si perime të pjekura, ashtu edhe mish/”
Dy bashkatdhetarët tanë hasen me disa vështirësi sa i përket furnizimit të produkteve bullgare:
“Produktet i blejmë kryesisht nga tregu gjerman. Të vetmet gjëra që janë bullgare janë erëzat, rakia, vera, salsiçet dhe mezet e thata. Çmimet janë mjaft të larta dhe nuk ka mundësi për të negociuar një çmim të mirë për furnizimin e një restoranti. Furnizimi është shumë i ulët për shkak të konsumit të ulët. Për këtë arsye, cilësia e produkteve nuk është shumë e mirë”, na tregoi Veselin për sfidat me të cilat ndeshet biznesi dhe sqaroi se një pjesë e produkteve blihen nga dyqanet ruse dhe turke. Ashtu si dhe pronarët e tjerë të restoranteve në Bullgari, dy sipërmarrësit e rinj presin që çmimet të rriten si rezultat i faturave më të larta të energjisë elektrike.
Një vërtetim se Veselini dhe Daniella nuk i kanë shkëputur lidhjet me atdheun është fakti se ata po e monitorojnë situatën politike në Bullgari dhe kanë marrë pjesë në dy zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan këtë vit.
“Do të votojmë edhe në nëntor. Ne nuk e kemi ndërruar shtetësinë dhe presim me padurim rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme - thotë Veselin, por nuk ka pritshmëri shumë të mëdha: - Gjatë dhe pas dy zgjedhjeve të fundit kishte edhe më shumë kaos dhe aktualisht unë nuk po shoh se si do të formohet qeveria e re. Mendoj se ka ende shumë keqkuptime mes partive në Bullgari”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personalUniversiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të..