Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po fillon edicioni i tetë i festivalit ndërkombëtar për arte digjitale DA FEST në Sofje

Foto: Facebook /Da Fest

Cilat janë praktikat e reja artistike dhe arritjet e rëndësishme në sferën artistike e cila zhvillohet në mënyrë më dinamike - artet digjitale? Këtë do ta kuptojmë në ditët deri më 30 tetor përmes ngjarjeve nga programi i festivalit të tetë ndërkombëtar për arte digjitale DA FEST, organizuar në Sofje nga Akademia Kombëtare e Arteve dhe Fondacioni  DA Lab. Kuratorët janë Venelin Shurellov dhe Galina Dimitrova-Dimova.

Festivali nis gjatë vitit 2009 si një iniciativë e programit  Master “Arte Digjitale” të Akademisë Kombëtare Artistike, rikujton docenti, doktor Venelin Shurellov.

Venelin Shurellov

“Ne menduam se ky është një vazhdim i logjikshëm i proceseve, të cilat po rrjedhin në atelienë e arteve digjitale të Akademisë. Sepse për ne, krijuesit është i domosdoshëm konteksti, është i domosdoshëm mjedisi. Që të mund të formojmë një bashkësi, ajo duhet të pajiset me shembuj të gjallë, me një tirazh të autorëve dhe të artit botëror. Dhe pikërisht këtë po e bëjmë që nga viti 2009 - po mundohemi të sinkronizojmë disa procese globale, të cilat e tundin dhe gjallërojnë artin bashkëkohor, e furnizojnë atë me shumë tema, teknika, praktika bashkëkohore. Dhe ne, bullgarët, kemi privilegjin të qëndrojmë në këtë hartë botërore,” thotë Venelin Shurellov përpara Radios Kombëtare Bullgare-Radio Sofja.

Pas tre edicioneve të para të DA Fest, ai transformohet në një bienale, ku deri në këtë moment në të kanë marrë pjesë mbi 400 autorë nga e gjithë bota. “Shumë nga krijuesit ndërkombëtar, të cilët kalojnë përmes festivalit, thonë se si një frymë artistike Sofja është e ngjashme me Berlinin  përpara 15-20 vjetëve. Po venë re rilindjen e qytetit, qarkullimin e ideve të reja, të njerëzve dhe praktikave” sqaron Shurellov,  i cili është pedagog në Akademinë Kombëtare të Arteve dhe një nga skenografët më të mirë bullgar.


Dhe sivjet ngjarja do të mbledhë mbi 30 krijues të njohur nga  skena ndërkombëtare artistike, autorë të rinj dhe studentë nga Akademia Kombëtare e Arteve. Janë parashikuar ekspozita, shfaqje audio-vizuale, teatrale dhe të kërcimit, projeksione video-art, realitet virtual, transmetim, harta tredimensionale, robotikë dhe sisteme gjeneruese, leksione dhe prezantime, punëtori krijuese dhe koncerte.” Artet digjitale janë në këtë periudhë kalimtare, në të cilën estetika duket jo kaq si një ngjarje vizuale, por si një e tillë sociale dhe prezanton proceset, të cilat i bëjnë më të drejtë. Sepse në jetë ka dhe epidemi, dhe bllokime “- sqaron Venelin Shurellov. Dhe meqenëse teknologjitë janë një pjesë shumë aktive dhe vitale nga ditët tona të përditshme, mbase prandaj artistët i kërkojnë ato, në mënyrë që ta bëjnë komunikimin me njerëzit më aktual dhe adekuat, shton akoma ai.

Që nga edicioni i kaluar, ngjarjet në programin e DA Fest  janë të “shpërndara” nëpër lokacionet e ndryshme në kryeqytet. Edhe edicioni i sivjetshëm nuk do të jetë përjashtim. Ekspozita e madhe me të cilën do të hapet edicioni i tetë është e vendosur në galerinë ”Akademia” të Akademisë Kombëtare të Arteve, që ku fillon çdo gjë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, da-fest.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film me pjesëmarrjen bullgare është ndër të nominuarit për Oscar

"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..

botuar më 25-01-24 8.49.PD

"Mos i mbyll sytë" fiton çmime dhe popullaritet në festivalet ndërkombëtare të filmit

Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..

botuar më 25-01-23 1.28.MD

Bullgaria, “Mustaqet e Dalí” dhe Picasso

Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..

botuar më 25-01-22 7.30.PD